Dy vite më parë, kreu lokal i antimafies në Katanzaro lëshoi një infromacion të bollshëm për autoritetet vendase dhe të huaja në lidhje me bashkëpunimin e shqiptarëve të mafies me mafien e tyre të etiketuar “Ndrangheta”! aso kohe ishte vetë Nicola Gratteri i cili tregoi se si arrihej që mafia shqiptare të ishte zot në tregun e tyre, për shkak të mbështetjes së madhë që ata kishin në vendin e tyre. pra duke hedhur idenë që trafikantët shqiptarë kishin mbrojtje të fuqishme në të gjithë mekanizmat shtetëror. Ai pati folur gjatë për linjat dhe benificet e kësaj mafieje, ndërkohë që u tha se edhe holandezët duhej të ndërhynin për të mundësuar bllokimin e grupeve mafioze shqiptare.
Sipas tij Ndragheta kishte vite që nuk merrej me shitjen me pakicë. Ndrageta sipas tij ka nënkontraktorë. Ai që atëherë dha alarmin se “në të ardhmen ne do të merremi shumë me Shqipërinë sepse shqiptarët janë shumë të fortë, mafia shqiptare është shumë e fortë në Shqipëri ku niveli i korrupsionit është i frikshëm. 1/3 e Shqipërisë është e mbjellë me marijuanë dhe shqiptarët janë shumë të pranishëm në Holandë dhe ku qeveria holandeze është shumë e shqetësuar aq sa po mendon të modifikojë ligjin mbi lëndët narkotike. Nga kanali i Otrantos nuk vjen vetëm mariujana por edhe kokaina. Sot organizatat kriminale shkojnë në Amerikën e Jugut, blejnë kokainën dhe e sjellin në Europë”.
Ndërkohë ai në bashkëpunim me policinë vendase patën hedhur edhe versionin e frikshëm, i cili në fakjt në vendin tonë ishte i fortlakuar se: “Duhet të konsiderojmë që organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në të gjithë Europën dhe Amerikën e Jugut. Është një strukturë e cila vepron në mënyrë paralele me strukturat autoktone italiane edhe në tregun italian e më gjerë. Kriminaliteti shqiptar nuk është një kriminalitet në shërbim të kriminalitetit italian siç mund të jetë Sacra Corona Unita ose për drogërat të tjera Ndrageta kalabreze. Nëse ndonjë i kundërvihet mafias shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë shqiptarë bëhen të gjithëfuqishëm, pasurohen, kanë mbrojtje në të gjitha nivelet dhe kështu arrijnë të zgjerohen dhe të hyjnë në Europë, sidomos në Itali dhe në Holandë. Hollandezët janë të shqetësuar për praninë e mafies shqiptare. Ne e shohim shqiptarët që bëjnë biznes me Ndragetën në trafikun e kokainës, po ashtu siç i shohim shqiptarët në Kolumbi me Ndragetën. Kështu që në të ardhmen në skenarin kundër mafias dhe shpërndarjes me shumicë të kokainës jo vetëm që duhet të mendojmë për Ndragetën por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët”!
Ndërsa në përgjimet e antimafies dalin të përfshirë jo vetëm funksionarë shqiptarë të të gjitha niveleve të pushtetit, por edhe njerëz deri në kupolën e politikës vendase, trafikimi i lëndëve narkotike që ka për rrugë kalimi vendin tonë, me çdo kusht që ka dhe do të ketë vendpritës Italianë dhe grupet italiane. Edhe në kohën kur autoritetet do të ngrihen mbi këtë tregëti, sërish Italia dhe Shqipëria tashmë është e dukshme që do të jenë më të preferuarat e çdo trafikanti për të realizuar misionin e vet! /Albana Aliaj