Akuzohet se qëlloi me armë zjarri pranë një lokali, arrestohet vlonjati

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një 27-vjeçar me iniciale A.H. nga Vlora është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.

Uniformat blu bëjnë me dije se në datë 11 dhjetor të vitit të kaluar ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë një lokali.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Lidhur me këtë ngjarje gjykata e Shkallës së parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 11.12.2020 ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë lokalit të një shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Author: admin