Lihet në burg 31-vjeçari Petrit Pire, i cili akuzohet për ngacmin seksual ndaj një djali të mitur. Gjykata e Beratit vendosi për të masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ka qenë prokurori Dritan Gripshi, që në bazë të provave dhe dëshmive të grumbulluara i ka kërkuar gjykatës “vlerësimin të ligjshëm” të arrestimit të tij, për veprën penale “ngacmim seksual” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” pa afat.
Pire akuzohet se ngacmoi seksualisht minorenin 15-vjeçar me inicialet G.Ç. 31-vjecari nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit, ndërsa ka deklaruar se thjesht kanë pirë një kafe si shok. Gjithahstu ai ka rrëfyer episodin se në fshatin Moravë kanë ngrënë sufllaqe, por mohon ta ketë prekur.
“Kam shkuar në afërsi të një reparti ushtarak në fshatin Moravë ku ai jetonte dhe kisha marrë me vete edhe 2 sufllaqe, të cilat i kisha blerë për ti ngrënë së bashku.
Kam qëndruar 30 minuta me të, derisa mbaruam ushqimin dhe jam larguar për në banesën time, nuk e kam prekur në asnjë moment”-ka thënë në sallën e gjyqit Petrit Pire.
Burime të besueshme nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se, ka dyshime se 13-vjeçari G.Ç nuk është e vetmja “pre” e pedofilit 31-vjeçar Petrit Pire.
Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar telefonin e Pires për ta analizuar dhe për të parë kontaktet e tij me të tjerë fëmijë, me të cilët ka qenë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet lojës Free Fire, ku kishte profilin.