Ardjan Çapja është arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Policia ka shpallur në kërkim edhe Florenc Çapjan.
Ata dyshohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.
Në qershor të vitit 2020, Çapja i shpëtoi mrekullisht një atentati që iu bë në vilën e tij në Kodër Krastë të Elbasanit.
Kjo ngjarje është ende e pazbardhur ndërsa dyshohet se erdhi për shkak të një zinxhiri hakmarrjesh mes Çapjave dhe disa grupeve të tjera në Elbasan, të cilat kanë zënë fill që prej vitit 2005 kur u ekzekutua në lokal vëllai i Ardjan Çapjas, Sokoli.
Gjithashtu, Ardjan dhe Florenc Çapja akuzohen edhe për vrasjen ish-oficerit të Policisë Fadil Mema në vitin 2006. Florenc Çapja është arrestuar, ndërsa është liruar më vitin 2019 për mungesë provash.
Vrasja e Fadil Memës erdhi një vit pas ekzekutimit të Sokol Çapjas në 2005. Në këtë vit nis edhe saga e vrasjeve të njëpasnjëshme.