Avokati Klodian Reçi i ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ u shpreh se reforma në drejtësi nuk ka pasur suksesin e duhur pasi janë skualifikuar gjyqtarë me integritet, ndërkohë e kanë kaluar vetingun prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nuk e meritonin.
Sipas avokatit Reçi, Shqipërisë i duhen edhe 20 vite të tjera që të marrë veten në mënyrë që të konsolidohen edhe një herë praktikat gjyqësore.
“Për tu ndalur tek rasti i fundit , rasti korruptiv në Gjykatën e Krujës për mendimin tim kam rezervat e mija në shumë drejtime së pari mënyrës se si është hetuar, mënyra se si është reklamuar në opinionin publik dhe sigurisht me rezultatet e pritura nga e famshmja reform në drejtësi.
E them jo me pa qëllim e famshmja reform në drejtësi pasi deri tani ka treguar që e kanë kaluar vetingun prokurorë dhe gjyqtarë që nuk e meritojnë dhe janë skualifikuar gjyqtarë me goxha integritet dhe si rezultat i kësaj Shqipërisë do t’i duhen edhe 20 vite të tjera që sistemi do ta marrë veten në mënyrë që të konsolidohet edhe një herë ajo praktikë gjyqësore që deri më tani ka qenë goxha e pasur” – u shpreh avokati Reçi.