Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare Xhesina Gega rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën është liruar nga qelia.
Gezetarja Xhensila Kodra në “Log”, tha se ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
“Ditën e premte ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deklaroi gazetarja.
Ndërsa Artan Hoxha shtoi se ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë.
“Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor.
Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”, deklaroi ai.
Aksidenti ndodhi në zonën e ish-porcelanit në datën 10 Qershor, ku vajza e re ishte duke qëndruar në trotuar kur u përplas nga Breçani. Për pasojë ajo humbi këmbën e saj.