Aksidenti në Lushnjë / Udhëtonin me motor, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën (Emrat)

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”.

Mësohet se ata janë Igli Çuni, 21 vjeç, banues në Korije, Gradishtë dhe Justin Baba, 21 vjeç, banues në Gradishtë.

Visit Instagram Profile ➤

Dy të rinjtë udhëtonin me motor kur janë përplasur nga një automjet “Benz” që drejtohej nga 51-vjeçari Arsen Sina, banues në Spolat, Lushnjë. Dy të rinjtë kanë gjetur vdekjen menjëherë për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Author: admin