E reja është në gjendje të stabilizuar tek spitali i Traumës, por këmbën e ka humbur në moment. E kontaktuar nga gazetarja Ema Shazivari, 24-vjeçarja ka thënë se ka qenë duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. Gjithashtu konfirmohet se Xhesina Gega nuk ishte shtatzënë.
“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shog që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” ka thënë e reja.
24-vjeçarja ende nuk i ka takuar familjarët pasi ka thënë se prindërit i ka në Greqi. E reja iu nënshtrua menjëherë operacionit sapo mbërriti tek Trauma, ndërsa mjekët thonë që po bëjnë gjithçka që vajza të mund të ecë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, 24 vjeçarja u përplas nga 19-vjeçari Jehon Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të policisë, Erzen Breçani. 19-vjeçari po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe humbi kontrollin, ku përplasi rëndë të renë.