Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.
Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti ndodhu rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, ku shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.