Dhjetë minuta më vonë, ata gjetën një 17-vjeçar, të cilin e goditën me thikë. Adoleshenti u transportua me ambulancë në spitalin Gennimata ku mjekët e kuruan dhe për fat të mirë ai është jashtë rrezikut.
GREQI- Dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh kanë rënë në prangat e autoriteteve helene. Shqiptarët goditën me thikë dhe e dërguan në spital dy studentë, 16 dhe 17 vjeç, pasi njërin e goditën me thikë dhe e rrahën për spital, duke i marrë celurarin dhe paratë e xhepit.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pak para orës 7 pasdite, pranë sheshit Elena Venizelou, ku një 16-vjeçar u rrah me grushte vetëm për t’i marrë celularin. Por shqiptarët nuk u ndalën këtu. Dhjetë minuta më vonë, ata gjetën një 17-vjeçar, të cilin e goditën me thikë. Adoleshenti u transportua me ambulancë në spitalin Gennimata ku mjekët e kuruan dhe për fat të mirë ai është jashtë rrezikut. Oficerët grekë pa humbur kohë përdorën të gjithë informacionin, identifikuan tre autorët, duke arrestuar dy prej tyre.
Presidenti i Shoqatës së Policisë së Jugut të Athinës, George Kalliakmanis, thekson se: “Delikuenca e të miturve po rritet në mënyrë të rrezikshme nga viti në vit. Policia ka krijuar institucionalisht kornizën në mënyrë që ata të mund të merren në lidhje me delikuencën e të miturve, por kur policia greke ndërhyn është shumë vonë sepse shkaku kryesor lidhet edukimi familjar, por edhe faktorë të tjerë shoqërorë, që shteti duhet t’i marrë seriozisht që të mund të përballet me këtë realitet modern”.