Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dy mjete.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2021, rreth orës 16:45, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugë dytësore, është përplasur mjeti me drejtues A. T, me mjetin me drejtues R. K., 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.TPZ.al