Aksident me pasojë plagosje në Elbasan, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në Unazën Jugore të Elbasanit rreth orës 21:20. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘News24’ se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”.

Për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesve dhe personave të tjerë që ndodheshin në këto automjete. Aksidenti sipas burimeve zyrtare të policisë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në aksident dëmtime të lehta ka pësuar dhe drejtuesja e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga të dy drejtuesit e automjeteve.

Author: admin