Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen dy automjete. Plagosen katër persona

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur katër persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat nga përplasje mes tyre “kokë më kokë” janë shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në repartin e kirurgjikut të spitalit rajonal të Elbasanit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun që është bllokuar përkohësisht dhe po hetohen rrethanat që kanë sjellë aksidentin me pasojë plagosjen e katër personave.

Author: admin