Agjentët e BKH-së nisin punën, Yuri Kim pas vizitës në SPAK: SHBA i mbështet në luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot ambientet e SPAK në Tiranë.

Mësohet se Kim hyri në ambientet e godinës ndërkohë që sot betohen dhe marrin distinktivin 28 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.

Mësohet se gjatë vizitës në SPAK Yuri Kim takoi Arben Krajën dhe Aida Hajnajn.

Pas vizitës në SPAK, diplomatja amerikane në një postim në rrjetet sociale shkroi se puna e hetuesve të BKH është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin.

Kim shkruan se SHBA do t’i mbështesë ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vizita e saj në këtë institucion të rëndësishëm sa i përket hetimit të korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes vjen një ditë pas takimeve në Tiranë të zyrtarit të lartë amerikan, Philip Reeker.

Gjatë këtyre takimeve se Reeker theksoi lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor edhe për SHBA-të, ndërsa ofroi mbështetjen për Reformën në Drejtësi.

Ambassador Yuri Kim
@USAmbAlbania
Met today w/first NBI Investigators, who are completing training. Their job is important & difficult, but they will succeed. The people of

🇦🇱

are counting on them; their families are proud of them;

🇺🇸

will strongly support them in the fight against corruption & organized crime.

Author: admin