A është kërcënuar Luigi Soreca? Vjen reagimi i parë nga Delegacioni europian pasi garda mori në mbrojtje ambasadorin e BE-së

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Nëpërmjet një vendimi të posaçëm, qeveria ka vendosur të marrë në mbrojtje kreun e delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Vendimi mban datën 23 qershor, në të njëjtën ditë kur ishte seanca plenare, dhe ku zyrtarisht nuk është njoftuar zhvillimi i një mbledhje qeverie.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Për këtë çështje, nëse ambasadori ka pasur ndonjë kërcënim, A2 pyeti delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë. “Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk komenton mbi masat e sigurisë, të cilat vendosen nga autoritetet përgjegjëse shqiptare”, ishte reagimi.

Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij.

Author: admin