A do të kishte jetuar Arjan Sala nëse do të ishin pajisjet e duhura? Përgjigjet Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve: Rrobat tona sikur të fusësh në furrë një mish…

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve, Bledar Barjami ka folur për zjarrin në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë, ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala.

Në “Wake Up”, Bajrami deklaroi se nuk kanë pajisjet dhe as veshjet e duhura për të përballuar situata të vështira.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Rrobat zjarrduruese janë për një zjarr banese, për një zjarr në ambiente të jashtme që e durojnë zjarrin deri në një pikë. E kam ngritur edhe më parë si mungesë. Rrobat që ne kemi është njësoj si ato që ke një mish ta mbështjellësh me letër alumini ta fusësh në furrë.

Kamerat termike ne nuk i kemi pasur kurrë. Bombolat tona arrijnë deri në 20 minuta të durojnë dhe oksigjeni vjen shumë i ngrohtë kur ka temperatura të larta.

Ne marrim kompresorë dhe kompromojmë ajrin me bombola. Kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk është zgjidhje,. Vendos kompresorët, ndërron bombolat”, deklaroi Bajrami.

I pyetur nëse do kishin pajisjet e duhura, gjërat do kishin shkuar ndryshe për Arjan Salën, ai u shpreh: “Them se po. Shpimi i soletës nga lart me aparatura të posaçme dhe të mbushej magazina nga sipër me shkumë, me ujë, me shkumë do të ishte efikase.

Të paktën nuk do kishim përfunduar kështu, tre ditë duke fikur një zjarr. Trupi i njeriut ka një veti që asimilon menjëherë dioksidin e karbonit. Zjarrfikësit kanë punuar 24 orë pa ndërprerje

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin