
Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri tek Iran. Një rast i tillë është shembulli i çokollatës së mbushur me krem fëstëku që u bë tejet virale pas disa videove të shpërndara në këtë rrjet sociale.
E ashtuquajtura “çokollatë e Dubait” ishte postuar në një video më 2023 dhe deri tani ka marrë mbi 120 milionë klikime, pa llogaritur fare videot pasuese.
Viraliteti ka bërë që të ketë mungesë të kokrrave të fëstëkut, që kultivohen kryesisht në SHBA ose në Iran.
Ndërkohë, çmimet janë rritur dukshëm, sipas ekspertëve ekonomikë.