Dashi
Dashi i dashur, ju jeni ndër shenjat në podiumin e horoskopit për javën nga 9 dhjetori deri më 15 dhjetor 2024. Në këtë moment jeni protagonistë kudo, në punë, në familje, mes miqsh, mes kolegëve, në dashuri. Ju shkëlqeni me një dritë që vjen nga një entuziazëm magjepsës që infekton këdo që ka fatin të shoqërohet me ju në këtë moment lavdie.
Demi
Të dashur Dema, horoskopi i kësaj jave parashikon se do të ketë ndryshime në jetën tuaj, edhe pse jo gjithmonë do të jenë të lehta. Të jeni të sigurt, megjithatë, se mund të ndiqni rrugë të ndryshe që mund t’ju sjellin fat. Gjëja më e mirë do të ishte të analizonit ç’rrugë doni të merrni dhe të veproni në përputhje me rrethanat, yjet ju mbështesin.
Binjakët
Të dashur Binjakë, dhjetori nuk është kurrë i lehtë për ju, veçanërisht gjysma e parë. Yjet ju këshillojnë që të bëni një analizë të hollësishme të jetës suaj, në mënyrë që të vendosni çfarë ndryshimesh duhet të bëni. Por përpara se të bëni këtë zgjedhje, duhet të kuptoni nëse e doni vërtet këtë gjë apo e bëni vetëm për të pasur një jetë më të qetë. Bëni kurajë, sepse përpjekjet tuaja do të shpërblehen.
Gaforrja
Të dashura Gaforre, sipas yjeve kjo është periudha më e përshtatshme për pastrimin e trupit dhe të shpirtit. Duhet me të vërtetë të vini rregull në jetën tuaj dhe ta bëni me shumë energji dhe pa hezitim, sepse ndjeni një nevojë të thellë për qartësi, të cilën do të jeni në gjendje ta arrini nëse punoni shumë. Vazhdoni përpara me të gjitha forcat.
Luani
Të dashur Luanë, jeni ndër protagonistët më të mëdhenj të horoskopit të javës nga 9 dhjetori deri më 15 dhjetor 2024. Muaji që kaloi ishte i vështirë për ju, por tani më në fund mund të vazhdoni përpara pa asnjë vështirësi. Mos flini mbi dafina, por punoni shumë për të përfituar nga kjo situatë e favorshme.
Virgjëresha
Të dashura Virgjëresha, horoskopi i javës në vijim do t’ju përballë me sfida të vështira. Pushimet duken shumë larg. Jeni të përfshirë në punë, por edhe në disa çështje shtëpiake, të cilat nuk po ju lënë të qetë. Keni vështirësi financiare për shkak të shpenzimeve të nevojshme dhe të paparashikuara. Bëhuni të fortë, sepse mënyra se si i përballoni këto ditë të ndërlikuara është thelbësore për të dalë nga kjo situatë me kokën lart. Përvishni mëngët dhe mbi të gjitha ruani qetësinë.
Peshorja
Peshore të dashura, tashmë ka një festë të madhe për ju në horoskopin e javës në vijim. Jeni gjithnjë e më të vetëdijshëm për mundësitë dhe meritat tuaja dhe nuk keni më frikë të kërkoni atë që meritoni. Ju shkëlqeni shumë më tepër se dritat që ndriçojnë rrugët dhe madje edhe në dashuri ky moment është më se i favorshëm. Më shumë se një puthje, një pasion i madh po vjen për ju nën veshtull.
Akrepi
Të dashur Akrepa, nuk ka më kohë për të humbur në këto ditë të fundit të vitit. Keni shumë gjëra për të bërë dhe nuk mund të duroni më dot të sorollateni kot. Është koha për të marrë atë që dëshironi me të vërtetë dhe për ta bërë këtë duhet t’i keni synimet të qarta dhe të hiqni dorë nga gjithçka që ju ngadalëson apo edhe ju largon nga realizimi i objektivave tuaja.
Shigjetari
Të dashur Shigjetarë, ju jeni protagonistët e mëdhenj të horoskopit të javës nga 9 dhjetori deri më 15 dhjetor 2024. Nuk ka asgjë të pamundur për ju, dhe në stinën e ditëlindjes suaj gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në dëshirat që do të shprehni kur të jeni duke fryrë qirinjtë e tortës. Në këtë periudhë magjike të vitit, gjëra të mëdha po vijnë për ju. Vazhdoni përpara pa u ndaluar.
Bricjapi
Të dashur Bricjapë, horoskopi i javës në vijim ju fton të reflektoni. Jeni duke përjetuar një tranzicion ku përveç mungesës së përqendrimit që keni, ndjeni edhe lodhje të madhe. Jeni mësuar t’i bëni gjërat me shpejtësi, por tani ka ardhur koha ta ulni ritmin. Kjo është këshilla e yjeve për ju, që t’i jepni pak kohë vetes të pushoni, pasi e keni me të vërtetë të nevojshme.
Ujori
Të dashur Ujorë, ka një lajm të mirë për ju për sa u takon çështjeve të zemrës. Venusi do të kthehet nga shenja juaj, duke ju rizgjuar dëshirën për romancë dhe butësi. Teksa i afrohemi pushimeve, angazhimet në punë më në fund pakësohen dhe ju gjithashtu mund t’i përkushtoheni jetës private me më shumë qetësi, duke pasur edhe mbështetjen e yjeve.
Peshqit
Të dashur Peshq, horoskopi i javës në vijim ju gjen ende të zënë, duke punuar shumë për të shkëlqyer në një vend pune ku ju mbajnë nën kontroll. Angazhimet sa vijnë e shtohen, por duhet ta ruani qetësinë, sepse rreziku më i madh nuk është stresi, por ankthi dhe vështirësia në përqendrim. Besoni fort në veten tuaj.