Më 21 qershor 2024, qielli u ndriçua nga Hëna e plotë në Bricjap. Kjo do të sjellë të reja interesante në jetën tënde, pasi si ngjarje qiellore, Hëna e plotë përkon me një periudhë çlirimi dhe reflektimi.
Hëna e plotë është pika kulmore kur ti heq dorë nga një situatë, ndjesi, marrëdhënie, person etj dhe rifillon një cikël të ri. Sipas astrologëve, kjo ngjarje qiellore të ndihmon të vendosësh qëllime më të qarta dhe shërben si një rikujtesë për t’u përqendruar te vetja dhe dëshirat e tua.
Të lësh gjërat të shkojnë është një proces, i cili mund të marrë më shumë kohë se thjesht një Hënë e plotë, megjithatë, ajo të motivon të shkosh më shpejt drejt këtij vendimi. Duke qenë se kjo Hënë e plotë do të ndodhë në Bricjap, shenjë e udhëhequr nga Saturni, do të thotë se do të marrësh më shumë kohë se zakonisht për një reflektim të gjatë. Mundohu të jesh një person më empatik dhe të shmangësh lamtumirat e prera dhe të pandjeshme.
Afërdita, e cila ndodhet në Gaforre, do të jetë në drejtim të kundërt dhe do të të sjellë disa vështirësi në çështjet e besimit dhe mirëkuptimit me të tjerët. Xhelozia dhe ndjenja e dëshira të tjera të fshehura do të dalin në dritë, duke e bërë sfidues kontrollin e ndjesive të tua. Me shumë gjasa, chakra e zemrës do të jetë më e hapur se zakonisht dhe do të përjetosh emocione me intesitet të lartë.
Nëse ndjen se ke ngecur në një situatë të caktuar, bëji vetes pyetje të shumta, shkruaji ato në një ditar dhe reflekto gjatë për pasojat që mund të sjellë vendimi. Kjo Hënë e plotë mund të të sjellë disa fantazi të këndshme, të cilat mund të të ngatërrojnë paksa, megjithatë, ti do të kesh qasjen dhe inteligjencën e duhur për ta kuptuar nëse duhet apo jo t’i jepesh momentit apo të jesh një njeri më vizionar.