Meri Gjini bën parashikimin e javës: Zgjidhen çështje të rëndësishme, kjo është shenja më e privilegjuar

Astrologia Meri Gjini si çdo të hënë ka bërë një parashikimi të detajuar për çdo shenjë Horoskopi. Gjini tha se është koha e ndryshimeve.

Meri Gjini: Nisim një hënë me humbje të Bricjapët. Urani do të vijojë të jetë të Demat. Përpara kemi Jupiterin te Binjakët dhe pas kemi Uranin. Çdo lloj gjëje që zgjedhin për të vepruar, Urani pas na imponon një lloj zgjedhje. Ndryshimet mund të nisen për hapa të vogla, por mund të rezultojnë shumë të mëdha.

Dashi

Ky Jupiter do t’i ndihmojë shumë për çështje shoqërore, sociale, për të përmirësuar emrin e vet, dimensionin e asaj që përfaqëson emri i vet. Drejtimi i dytë ka të bëjë me çështjet e ekonomisë, çështje që i përkasin lekut duhet të jenë prioritet nisur nga data 23-24 e muajit maj dhe në vazhdim.

Demi

Jupiteri nga ju kaloi te Binjakët. Ka të bëjë me fatin në çështje që lidhen me shpirtin. Mund të jetë dashuria, martesa, fëmija, gjëra që kanë vendosje të forta të çështjeve që i doni fort. Urani tek ata vazhdon të krijojë atë ndjesinë si provizorisht. Ky Jupiter çështjet e dashurisë do t’i ndihmojë shumë.

Binjakët

Për Binjakët që duan të marrin përsipër përgjegjësi drejtimi, lidershipi, për ata binjakë që duan të aplikojnë për punë në shtet është momenti tani. Përpiquni të qëndroni larg situatave që ju nxisin ankthin dhe stresin gjatë ditëve të para të javës.

Gaforrja

Është për të pëmbyllur çështje me fat dhe kur të vijë Jupiteri te ju të nisni nga fillimi. Është një Jupiter që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ligjre, ekonomike, etj,.

Luani

Në pjesën e parë të javës do të merren me detyrime, obligime, koha e tyre do të jetë në shërbim të jetës familjare. Jupiteri te Binjakët do të jetë rregullator për t’i parë gjërat më mirë. Nuk do të mungojë optimizmi, shpresa, besimi. Edhe për Luanët çfarë ka korrigjuese për tu bërë do të ishte mirë t’i hidhnin një sy.

Virgjëresha

Biseda shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështjet e ekonomisë tuaj janë thelbi i fillimit të javës. Bisedat serioze do japin rezultatin shpejt dhe do t’i rezistojnë kohës. Jupiteri te Binjakët do ndihmojë shumë ata që duan të ndryshojnë vendin, ata që duan të studiojnë jashtë dhe ata që duan të rregullojnë çështjet e dokumenteve.

Peshorja

Është në një pozicion shumë të rëndësishmë ky Jupiter. Do të hyni një shenjat e privilegjuara sa i përket çështjeve politike. Duket sikur në agjendën profesionale do të ketë disa ndryshime që janë të imponuara në fundin e javës, por që përsëri ju vijnë për shtat.

Akrepi

Do të jenë aktivë, do të jenë në bisedime në zgjerim të çështjeve të profesionit të tyre. Mund të kenë nisur që këtë javë një firmosje të re, ujsdi të re apo dakordësi të re. Sa i përket jupiterit në familje të 8 ka të bëjë më çështje që i përkasin vendimeve të rëndësishme që i duan përgjithmonë, një zgjerim familje, një çështje pronësie, pra një vendim që do të ngjyrojë jetën e tyre përgjithmonë.

Shigjetari

Ballë për ballë tyre kemi vendosjen e Jupiterit së bashku me Venusin dhe së bashku me Diellin. Nëse kanë plan për bashkëpunime të reja, ndryshim bashkëpunëtorësh, dypunësime, çfarë ka të bëjë me zgjerimin e bazës profesionale që lidhet me zgjerimin e lekut do të duhet të vendoset prioritet. Nga kjo javë duket sikur kanë në plan të nisin një projekt ose një iniciativë e cila do të jetë e guximshme.

Bricjapi

Për çështje që i përkasin familjes, partnerëve, për Bricjapët që duan të martohen, ky Jupiter do t’i ndihmojë. Duket sikur fillon një periudhë që bashkëveprimi bëhet më produktiv.

Ujori

Për Ujorët do të duhet të shfrytëzohet për çfarë ka shqetësim në kokën e tyre. Pra ato që ngelën përgjysmë para 4 vitesh. Në agjendën e tyre do të duhet të vendosen ato që nisën, por nuk ecën.

Peshqit

Nuk është ritmi më i shpejtë i mundshëm që peshqve u pëlqen apo i shkon. Kur flasim për lëvizje katërkëndore ritmi ngadalësohet. Do të duhet të shfrytëzohet deri në maj të vitit qe vjen për çështje që i përkasin sistemit nervor, memories, për të fuqizuar sistemin imunitar. Do të duhet të marrin vitamina. Do të merren me çështje që i përkasin pronësive. Për ata që kanë detyrime të mbartura të familjes, do të duhet t’i vendosin në agjendë dhe t’i kenë zgjidhur deri në mes të korrikut.

Author: horoscope