Hëna e Re në AKREP sjell energji dhe fillime të reja, cilat janë 3 shenjat që duhet të MANIFESTOJNË më shumë gjatë kësaj periudhe

Duke filluar nga mbrëmja e djeshme Hëna e Re është pozicionuar në shenjën e Akrepit, duke shënjuar kësisoj një nga lëvizjet astrologjike më të forta të këtij viti. Siç tashmë e dini Hëna e Re simbolizon fillime të reja, kështu që përfitoni nga kjo periudhë për të përcaktuar disa pikësynime për 2024-n. Si dhe mos harroni që ky është momenti ideal për të manifestuar dëshirat tuaja, sidomos nëse u përkisni 3 shenjave të mëposhtme.

DEMI

Është koha për të menduar për familjen. Do të ketë ngjarje që do të ndryshojnë rrënjësisht qëndrimin tuaj ndaj martesës apo fëmijëve. Venusi, planeti juaj sundues, do të kalojë nëpër shtëpinë e shëndetit, kështu që kushtojini vëmendje gjendjes suaj fizike dhe mendore. Hëna e Re ju fton gjithashtu të gjeni një ekuilibër midis punës e pushimit, pasi kohët e fundit keni qenë tejet të tensionuar.

AKREPI

Gjatë periudhës së Hënës së Re, jo vetëm Dielli, por edhe Hëna dhe Marsi do të jenë në shenjën tuaj. Mund të ndieni një valë të fortë energjie, ndaj drejtojeni këtë burim drejt arritjes së qëllimeve tuaja. Tema kryesore e kësaj Hëne të Re jeni ju dhe marrëdhënia juaj me veten, emocionet dhe vetëvlerësimin tuaj.

PESHQIT

Hëna e Re në Akrep do t’ju gjejë në shtëpinë e nëntë, e cila lidhet me rritjen shpirtërore, udhëtimet dhe çështjet fetare. Në të njëjtën kohë, Neptuni, planeti juaj sundues dhe Saturni do t’ju ndihmojnë t’i kushtoni më pak vëmendje gjërave materiale dhe të  balanconi energjitë shpirtërore.

Author: horoscope