Nuk ekziston një datë apo ditë e caktuar për të krijuar miqësi të reja. Ato mund të lindin në çdo kohë dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo përpara se të merrni këtë hap do të ishte e udhës të dinit disa gjëra për personin që keni përballë. Në artikullin e sotëm, Living ju tregon se ç’duhet të dini para se të bëheni shoqe me një Akrep.
1.Është shoqja e kujdesshme që nuk harron kurrë asgjë: Akrepi është një nga shenjat më altruiste t zodiakut, por edhe më detajistja, sidomos kur bëhet fjalë për dhurata, përvjetorë apo emrat e ish-ave. Kujtesa e saj i ngjan një fjalori enciklopedik, çdo datë përkon me një ngjarje të caktuar.
2.Ka zgjidhjen e duhur për gjithçka: Në ndryshim nga shumë shenja të tjera që mbyten me një pikë ujë, Akrepi ka gjithmonë një as nën mëngë, më saktë kanë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur për gjithçka. Nuk dorëzohen kurrë përballë vështirësive dhe sfidave, përkundrazi i mirëpresin ato pasi i shohin si një mundësi e mirë për të testuar veten dhe për hir të së vërtetës ia dalin gjithmonë. Sa herë ndjeni që ju ka rënë çatia mbi kokë, mos hezitoni t’u kërkoni këshilla Akrepëve.
3.Di të përshtatet në çdo situatë: Për Akrepin uk vlejnë arsyetimet ‘’Jo, nuk mundem” apo ‘’Është shumë e vështirë për mua”, pasi ajo përshtatet në çdo situatë. Ajo ndryshon formë njëlloj si një kameleon dhe arrin të adaptohet me të gjithë. Nuk do t’ju bëjë kurrë figurë të keqe para të tjerëve pasi di si të sillet.
4.Një shoqe Akrep ia arrin gjithmonë asaj që do: E keni parasysh atë djalin e gjimnazit që ju pëlqente aq shumë, por nuk guxuat kurrë ta ftonit për një kafe ose çaj? Epo, bëni mirë ta keni harruar pasi me siguri është i martuar me shoqen tuaj Akrep. Personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë kërkues dhe arrijnë gjithmonë të realizojnë atë që duan.