Horoskopi i dashurisë Nëntor 2023 për të gjitha shenjat e zodiakut

DASHI

Ndjenjat marrin sërish një rol protagonist, por emocionet më të bukura janë ato që përjetohen përmes dialogut. Një person që do ta njihni gjatë këtij muaji mund t?ju stimulojë fantazinë dhe ju do ta pëlqeni më tepër prej zgjuarsisë sesa prej aspektit fizik. Nëse keni kaluar ndonjë krizë apo ndarje, ka ardhur koha që të largoni mendimet pesimiste dhe të hidheni sërish në sulm. Nuk po them se planetët premtojnë hapa të mëdha në këtë aspekt, por marrëdhëniet që nisin tani do të jenë mjaft të rëndësishme dhe do t?i kalojnë me sukses sprovat. Të rinjtë dhe beqarët mund të përjetojnë ndonjë aventurë të këndshme, pa qenë nevoja të mendojnë për martesë apo bashkëjetesë. Është e lehtë të takoni njerëz interesant në vendet ku banoni apo punoni. Çiftet që duhen vërtet do të fillojnë të bëjnë projekte të rëndësishme si martesa, lindja e fëmijës, apo ndërrimi i shtëpisë, që do të konkretizohen vitin që vjen.

DEMI

Do tia nisni nga e para, këtë herë me mjaft stil. Edhe dashuria do të zgjohet në muajin nëntor, pavarësisht vështirësive dhe mëdyshjeve që keni hasur në tetor. Prej muajsh keni qenë në ndikimin negativ të planetëve në sferën e ndjenjave, ndaj, nëse marrëdhënia juaj ka qenë në krizë apo e brishtë, tashmë është mbyllur përfundimisht. Disa të tjerë kanë vendosur ta vazhdojnë bashkëjetesën, edhe pse pasioni është shuar, duke i dhënë kështu rëndësi përzemërsisë. Marrëdhëniet e nisura rishtas do të jenë tejet të favorizuara, pasi Marsi do të stimulojë emocione të forta. Marrëdhëniet në çift do të jenë edhe më të konsoliduara, kur dielli nuk do të ndikojë më negativisht. Kini kujdes me raportet e së shkuarës, vetëm pasiguria mund t?ju stepë në këtë periudhë nismash pozitive. Planetët ju ndihmojnë të përballoni me qetësi raportet problematike familjare. Po ashtu, edhe çiftet që duan të lindin një fëmijë, i pret një 2024-tër plot surpriza të bukura. Nëse jeni beqarë, energjia juaj pozitive tërheqëse mund të sjellë mundësi të reja. Megjithatë, përpiquni të mos lejoni që vetëm pasioni t’ju udhëheqë; një lidhje më e thellë mund të jetë në horizont.

BINJAKET

Nëntori është muaji i së vërtetës. Bëni kujdes edhe në dashuri! Historitë e reja janë mjaft interesante, por nuk shkojnë më tej. Dikush prej jush mund të ketë nisur ndonjë raport me një person që s’është i lirë për momentin. Çiftet jetëgjata mund të kenë debate për çështje ligjore apo financiare. Normale, nëse njëri nga partnerët ka probleme në punë, duhet t?i diskutojë me partnerin/en. Nëse jeni ndarë nga bashkëshorti/ja, kini shumë kujdes, pasi mund të dalin në skenë probleme që lidhen me fëmijët apo pronat. Një rol të rëndësishëm për të lindurit në shenjën tuaj do të luajë miqësia. Ngrohtësia e miqve do të jetë një pikë referimi në këtë periudhë të vështirë, të tensionuar dhe të pazakontë. Aftësia për të bashkëvepruar me të tjerët, do t’ju vijë në ndihmë të kapërceni ndjesitë negative. Nëse jeni beqar, shprehja e qartë e vlerave tuaja mund t’ju ndihmojë të gjeni dikë që pershtatet vërtet me ju. Ky është një muaj për të folur me zemra.

GAFORRJA

Historitë e dashurisë duken mjaft bindëse në këtë periudhë, por nëse jeni ndarë rishtas, do të mendoheni mirë para se të nisni diçka të re. Muaji nëntor do të jetë tejet interesant për çiftet që kanë kapërcyer sprovat. Ata mund të hedhin hapa të mëtejshëm si krijimi i familjes, ngjizja e një fëmijë, apo ndërrimi i shtëpisë. Ju pëlqen që dikush ju vjen rrotull, por ngurroni?. Dashurisë i duhet dhënë një mundësi e dytë, vetëm kështu do të hidhni pas shpine brengat e së kaluarës. Madje, mund të ndodhë edhe ndonjë ribashkim me personin e zemrës, pa qenë nevoja për ndërmjetës të paftuar. Kujdes me nervozizmin rreth datës 19. Marrëdhëniet e reja jetojini ditë pas dite. Aventurat janë interesante, por mos bëni plane afatgjata.

LUANI

Çiftet që kanë mbërritur së bashku në fund të vitit 2023 janë vërtet të forta, pasi muaji tetor i vuri në provë të gjitha marrëdhëniet. Tanimë situata do të ndryshojë edhe në aspektin sentimental. Do të planifikoni ngjarje të rëndësishme si lindja e një fëmije, ndërrimi i shtëpisë, martesa apo bashkëjetesa. Takimet e reja paraqiten mjaft të volitshme. Në nëntor mund të bini në dashuri dhe të hidhni pas shpine gjendjen problematike që keni përjetuar së fundmi. Jupiteri ka ndikim pozitiv edhe nëse keni ndonjë konflikt të hapur me ish-partnerin/e, duke ju dhënë mundësinë ti përgjigjeni me të njëjtën monedhë. Nëse jeni beqarë, prania juaj e fuqishme mund të tërheqë vëmendjen në mënyra të papritura. Megjithatë, qëndroni besnikë ndaj vetes dhe mos u mashtroni nga momenti. Një lidhje e vërtetë është më e vlefshme se admirimi sipërfaqësor.

VIRGJERESHA

Marrëdhëniet në çift do të shfaqen siç janë në të vërtetë gjatë nëntorit. Nëse raporti është i konsoliduar, nuk do të keni probleme. Nëse keni pasur mëdyshje, tanimë do të dalin në sipërfaqe. Raporti me fëmijët do të jetë i tensionuar për arsye të natyrave të ndryshme. Kujdes me konfliktet që mund të lindin në shtëpi në mes të muajit. Do të ndiheni në trysni më shumë se zakonisht dhe disa marrëdhënie dashurore do të vihen në provë të fortë. Nëse raporti ju duket mbytës, do të shqyrtoni mundësinë për ti dhënë fund. Situata ekonomike në familje paraqitet disi e brishtë dhe partneri/ja ka nevojë për mbështetje, që ta kapërcejë këtë gjendje. Nëse jeni beqar, qartësia dhe sensi juaj i shëndoshë mund të tërheqin dikë që ndan vlerat tuaja. Sipas Horoskopi.vip Qëndrimi i fokusuar në nevojat dhe dëshirat tuaja mund të çojë në një lidhje çuditërisht shpërblyese.

PESHORJA

Dashuritë e reja janë të rëndësishme dhe nëntori sjell befasi. Nëse jeni beqarë, kërkoni mundësi për t’u lidhur me njerëz që ndajnë vizionin tuaj për ekuilibrin në jetë dhe dashurinë. Aftësia juaj për të parë të dyja anët e një situate do t’ju ndihmojë të lundroni në ujërat komplekse të dashurisë. Nëse një vit më parë keni qenë vetëm, tanimë keni dikë në krah. Keni kaluar një periudhë të gjatë mosbesimi, por tani situata po përmirësohet. Ndonjëherë, të lindurit në shenjën e Peshores, u bëjnë bisht përballjeve, por kjo gjë i përkeqëson raportet, ndaj duhet të sqaroheni me të tjerët. Nëntori është një muaj shprese në plot kuptimin e fjalës. Nëse me partnerin/en ju lidh dashuria e madhe, do të bëni plane të rëndësishme për vitin e ri që është në prag. Në familje, mbase keni humbur prej pak kohësh një pikë referimi, por pikat e referimit ndryshojnë shpesh në jetë dhe duhet të mësoni të përshtateni me të tashmen, jo të kapeni pas personave që nuk do ti keni më pranë.

AKREPI

Planetët do tju ndihmojnë më tepër në sferën e ndjenjave. Mendohuni gjatë për dëshirat që keni brenda vetes dhe dëgjoni zërin e zemrës dhe shihni pa frikë drejt së ardhmes. Marrëdhëniet në çift që do të nisin pas mesit të muajit do të kenë ecuri mjaft interesante. Këtë mund të merrni ose të bëni propozime dashurore që do të rezultojnë të suksesshme. Është një periudhë mjaft e favorshme për çiftet që kanë në plan të shtojnë familjen apo të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Nëse jeni ndarë rishtas, mos e mbani më mendjen te partneri-ja. Keni nisur një kapitull të ri të jetës dhe Jupiteri ju garanton se do të shkruhet me germa të arta. E keni vetë në dorë të shmangni rreziqet dhe të shfrytëzoni mundësitë e shumta. Takimet e reja janë të frytshme, energjia juaj pasionante mund të jetë tërheqëse, por shumë mund të jetë edhe e frikshme. Mundohuni të gjeni një ekuilibër dhe gjithashtu të tregoni pjesën tuaj më të ndjeshme dhe më të kuptueshme muaji nëntor do ju ndihmoje te keni fat.

SHIGJETARI

Çiftet e konsoliduara nuk i druhen asgjëje. Do të rizgjohet dëshira për të eksperimentuar gjëra të reja dhe për të ndenjur bashkë sa më tepër. Do të keni raste të shumta për të biseduar shtruar për të ardhmen, pasi fryma konfliktuale po zbehet dita-ditës. Gjithsesi, frerët e raportit në çift, do ti keni ju në dorë. Marrëdhëniet e nisura rishtas duhen jetuar me mirëbesim. Nëse keni plane për bashkëjetesë, për të zgjeruar familjen, apo për të ndërruar shtëpi, mund tju paraqiten mundësi të arta. Do të komunikoni më tepër me të tjerët dhe do të përballeni me ta, për shkak të ndikimit të Saturnit. Nëse prisni ndonjë leje qëndrimi apo dokument të rëndësishëm, do ta merrni më në fund në dorë. Takimet e reja do të jenë interesante por, vetëm Nëse jeni beqar, hapja juaj ndaj përvojave të reja mund t’ju bëjë të takoni dikë frymëzues. Sidoqoftë, jini të vëmendshëm ndaj veprimeve tuaja dhe sigurohuni që aventurat tuaja të kenë kuptim në kontekstin më të gjerë të jetës tuaj të dashurisë.

BRICJAPI

Dashuria paraqitet plot ndodhi. Nëse po përjetoni ndonjë periudhë të vështirë, fajin e keni ju vetë, që nuk keni ditur të përqafoni qasjen e duhur karshi dashurisë. Mos kërkoni gjithmonë persona që nuk mund ti keni pranë dhe hiqni dorë nga mendësia se jeni më mirë vetëm! Historitë e së shkuarës, që i sillni herë pas herë në kujtesë, ju bëhen pengesë për të nisur marrëdhënie të reja. Këtë muaj, përgjegjësia dhe serioziteti mund të udhëheqin vendimet tuaja në dashuri. Nëse jeni në çift, planetët ju vijnë në ndihmë që ta konkretizoni raportin apo të ndërmerrni hapa më të rëndësishëm. Mbase do të ishte interesante të hapnit një aktivitet të përbashkët me partnerin/en. Ditë me fat janë ato pas datës 15 dhe kulmojnë me datë 21. Muaji mbyllet me shumë stil.

UJORI

Ndryshimi dhe rritja do të jenë temat kryesore për ju këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje, mund të jetë koha për të vlerësuar se ku po rriteni ju dhe partneri juaj së bashku dhe ku mund të përmirësoheni. Inovacioni dhe hapja ndaj ideve të reja mund të forcojnë marrëdhënien. Ditët e këtij muaji për beqarët nuk janë aspak të ndërlikuara, madje, nxisin të futen në lojë edhe zemrat vetmitare. Është një person interesant, që ia vlen ta njihni. Ditë për tu mbajtur shënim janë ato mes datave 14-15 dhe 23-24 nëntor. Nëse arsyet nuk kanë qenë të forta, mund ti riktheheni një historie të ndërprerë në të shkuarën. Filloni të hidhni sytë rreth e qark, por mos lini pas dore edhe komunikimin në rrjetet sociale, gjithmonë në mënyrë të matur e të moderuar. Megjithatë, të lindurve në shenjën e Ujorit u pëlqen ta shohin në sy personin e dëshiruar. Raportet më te tjerët do të kenë një përmirësim të ndjeshëm. Rikthime pasioni? Vetëm nëse ia vlen barra qiranë!

PESHQIT

Fundjavat e nëntorit karakterizohen nga një vetmi shpirtërore, edhe nëse keni në krah partnerin. Veproni me maturi, mos merrni hak duke tradhtuar apo debatuar me çdo kusht. Herë pas here, do tju lindë dëshira për tia mbathur, por nuk është kaq e lehtë të vihet në zbatim. Nëse jeni martuar rishtas apo jeni bërë me fëmijë, do të keni vështirësi me përgjegjësitë e reja apo me organizimin e kohës mes punës e familjes. Nëse jeni beqarë, ëndrrat janë të mira, por mos harroni të mbani këmbët në tokë. Kërkoni lidhje të mirëfillta dhe mos u kapni nga fantazitë joreale. Sipas Horoskopi.vip Ndjeshmëria dhe intuita juaj mund t’ju udhëheqin drejt dashurisë së vërtetë dhe të thellë, por vetëm nëse jeni të gatshëm të shihni qartë.

Author: horoscope