Lidhjet mund të jenë të komplikuara për shumë njerëz, prandaj me siguri ju ka ndodhur të dëgjoni fjali të tipit “Jam më mirë vetëm”.
Kjo mund të jetë e vërtetë, nëse personat që e thonë janë një nga këto shenja:
Virgjëresha-Një Virgjëreshë ka aq shumë gjëra për të bërë dhe plane për të realizuar, saqë ka shumë të ngjarë që ajo ta shijojë lehtësinë e të qenit beqare.
Pa një marrëdhënie për t’u shqetësuar, është shumë më e lehtë për ta të përmbushin të gjitha qëllimet e tyre.
Njerëzit e kësaj shenje janë të zënë duke u zgjuar herët dhe duke u marrë me aktivitetet e tyre. Ata s’kanë kohë që qëndrojnë deri në orët e vona duke pëshpëritur fjalë romantike në veshët e partnerit. Për të mos përmendur faktin se ata janë kaq përzgjedhës për partnerët, sa askush “nuk është i mirë sa duhet”.
Shigjetari-Për një aventurier si Shigjetari, një lidhje nuk është gjithmonë opsioni më i mirë. Kjo nuk do të thotë se ata s’janë romantikë, thjesht janë një “shpirt aq i lirë”, sa për ta është e vështirë të bëjnë kompromise për hir të një marrëdhënieje.
Ata preferojnë të takojnë shumë njerëz dhe të udhëtojnë në skajet më të largëta të botës.
Ujori-Në vend që të shqetësohet se si ata mund të përshtaten në botën e dikujt tjetër, Ujori shqetësohet më shumë se si një partner i mundshëm mund të përshtatet në të tyren. Një Ujor është kaq individualist, i vërtetë ndaj vetvetes dhe i pazëvendësueshëm sa nuk do ndryshonte asgjë për askënd. Nuk nxitohet asnjëherë për një marrëdhënie, sepse në fund të fundit, ai është shumë i lumtur edhe vetëm.
Peshqit-Peshqit e adhurojnë romancën, por kur ndjejnë se romanca po i “mbyt”, gjejnë një mënyrë për t’u larguar. Ata kanë nevojë për mjaft vetmi dhe paqe në mënyrë që të funksionojnë si duhet.
Peshqit e duan dashurinë, por bota e tyre është aq e bukur, sa mund ta gjejnë dashurinë kudo.