Dashi-Një ditë të lumtur do të kenë të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do të arrini që të mbyllni në kohë të gjitha detyrat që u caktohen dhe në mbrëmje do të jeni të relaksuar, pasi do të jeni nën shoqërinë e miqve.
Demi-Sot mund të ndiheni nervozë dhe nuk do të jeni të duruar. Këshillohet që të ndiqni intuitën tuaj para se të merrni vendime për të cilat nuk jeni të sigurt. Për sa i përket financave mund të keni disa probleme.
Binjakët-Një projekt i kryer kohët e fundit është duke ju dhënë kënaqësi të madhe, por kujdes vetëm të mos prisni shumë nga vetja.
Gaforrja-Dielli ka lënë shenjën tuaj, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të ulni ritmin. Javët e fundit keni marrë vrull, të cilin duhet ta ruani sa më gjatë të jetë e mundur, deri në fund të muajit të paktën.
Luani-Një marrëdhënie ka arritur në pikën e kthesës, ose ndoshta në pikën ku nuk ka kthim prapa. Tashmë ju duhet të merrni një vendim. Jini edhe të vrazhdë nëse mendoni se është e nevojshme.
Virgjëresha-Mund të bini në dashuri kokë e këmbë. Do të jetë e vështirë t’i rezistoni sharmit të një personi me inteligjencë të mprehtë. Bisedat tuaja do të zgjasin deri në mbrëmje dhe do të keni gjëra shumë interesante për të mbajtur mend.
Peshorja-Nuk jeni tërhequr kurrë pas në jetën tuaj dhe kjo është një arsye e mirë që të mos e bëni dhe sot. Nuk duhet të keni frikë, nuk është pjesë e juaja të tërhiqeni pas. Përpiquni të sqaroni sa më mirë gjëra, në mënyrë që dhe po pati të papritura të jeni të përgatitur.
Akrepi-Përdorni diplomacinë për të mbuluar një marrëveshje që nuk mund ta përfundoni në kohë. Sot keni të gjitha kushtet.
Shigjetari-Një ditë e bukur do të jetë kjo e enjte për ju. Do të merrni lajme të mira nga puna, por dhe nga banka. Nëse keni në plan që të merrni vendime me rëndësi sot, duhet që t’i shmangni që të mos keni probleme.
Bricjapi-Shumë njohje të reja dhe shumë shanse për të gjetur dashurinë po vijnë për beqarët. Do të jetë një ditë me fat të punoni në projekte të reja.
Ujori-Përpiquni të mos thoni asgjë sot pasi ndikimi i Marsit në shenjën tuaj të kundërt do t’i bëjë njerëzit shumë të ndjeshëm. Tregohuni i zgjuar.
Peshqit-Mesazhi i yjeve për ju sot, nesër dhe ditët në vijim është të përballeni me demonët tuaj të brendshëm. Ajo të cilës i frikësoheni ka shumë pak gjasa të ndodhë, kështu që bëhuni të guximshëm dhe merrni vendime të rëndësishme.