Zemërbutë dhe sentimentale, të kesh një nënë të shenjës së Gaforres është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë! Ato janë shumë të kujdeshme, sidomos kur bëhët fjalë për të ushqyer fëmijët e tyre. Kanë një dorë shumë të “ëmbël” në gatim saqë fëmija me padurim pret të ushqehet.
Por nëse do të gërmojmë pak më thellë në stilin e prindërimit që ato ndjekin, do të zbulojmë se kanë katër pika shumë të forta.
Bujare dhe e dashur
Askush nuk mund ta konkurrojë natyrën e dashur të një nëne Gaforre. Ato janë me zemër të madhe dhe janë në gjendje të kthejnë edhe “botën përmbys” për fëmijën e tyre.
Mbrojtëse
Shumë mund të tallen me natyrën e ndjeshme të një nëne Gaforre, por, kujdes, ajo menjëherë mund të kthehet në një “përbindësh” nëse fëmijën e saj e sheh në rrezik.
Mbështetëse
Gjithmonë janë mbështetëse në kulm të fëmijëve sa i përket dëshirave dhe hobeve që kanë. Gjithashtu ajo bën çmos që fëmijën ta drejtojë drejtë rrugëve të karrierës që i duken më të arsyeshme.
Tradicionale
Përgjithësisht Gaforret janë një shenjë shumë tradicionale e zodiakut. Gjëja kryesore që nëna e shenjës Gaforre i mëson fëmijës së saj është respekti për më të rriturit dhe që asnjëherë të mos përdorin gjuhën e urrejtjes.
Por sigurisht që krahas pikave të forta, ato nuk mund të shpëtojnë edhe nga sfidat.
Lidhja e tepërt
Natyra për të qenë gjithmonë mbrojtëse të rrepta, nënat Gaforre rrezikojnë t’i privojnë lirinë fëmijës së tyre dhe nuk i lejojnë t’u bëjnë ballë gjërave.
Pushtuese të privatësisë
Një tjetër stil negativ i prindërimit të Gaforreve është mospërfillja e privatësisë së fëmijës. Ato rendin në dhomën e tyre pa lajmëruar dhe duke kontrolluar çdo gjë që ata kanë.
Përkëdhelje
Ndonjëherë sfida e prindërimit për një nënë Gaforre është përkëdhelja e tepruar. Ajo vazhdon të përkëdhelë, e përkëdhelë pa e patur parasysh fare moshën e fëmijës.