Çfarë kanë kaq të veçantë njerëzit e shenjës së Gaforres?

Zyrtarisht jemi në muajin e Gaforres (20 qershor-22 korrik). Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje uji, e dinë se sa të ndjeshëm janë.  Më mirë akoma, le të themi se jeni disa qaramanë gjigandë, pavarësisht se guackën e keni shumë të fortë.

Gjithsesi, nuk jeni shenja e vetme që ndjeni kaq shumë. Të gjithë jemi kështu. Por Gaforret me ndryshimin e tyre të humorit ndjejnë kaq shumë sa kanë tendencën të ndryshojnë menjëherë destinacion sapo e ndjejnë veten në ‘krizë’.

Visit Instagram Profile ➤

Përshembull, një Gaforre nuk do të ndalojë kurrë së treguari sa të lënë pas dore ndihen, edhe pse ndarja ka ndodhur kohë më parë.

Ata që kanë dalë me dikë që i përket kësaj shenje, mund t’ua thonë fare mirë sa shpejt ndryshon humori i tyre.  Por kur dikush afër tyre po kalon një ditë të keqe, reagimi i tyre është maksimal.

Sekreti për të shkuar mirë me një Gaforre është t’i thoni se besoni 100% tek ata dhe se janë të mrekullueshëm, të talentuar dhe të destinuar për sukses. Ata do të bëhen kaq të ndjeshëm, por do t’ua shpërblejn kaq bukur!

Përsa i përket intimitetit dhe punës, një Gaforre lufton me kritikën. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe bëjmë gabime. Kritikat e partnerit kur e ke dreqosur punën, janë shumë normale kur je në një lidhje. Po aq normale është që shefat tanë të na vënë në dukje, nëse s’po e bëjmë punën siç duhet. Të gjitha këto, Gaforret i marin shumë personale dhe i keqkuptojnë duke menduar se njerëzit kanë inate apo urrejtje kundër tyre.  Njerëzit e kësaj shenje japin shumë nga vetja, por nuk pranojnë të marrin dhe pastaj habiten që të tjerët ndahen me ta, apo shkëputen nga ana profesionale.

Ata i përjetojnë emocionet njësoj si të ndodhnin përmbytje të mëdha. Nga njëra anë, Gaforret janë të afta të zbehin dhimbjen e të tjerëve dhe t’i mbushin ata me optimizëm, edhe nëse vetë janë të rënë moralisht.

Princeshë Diana është rasti më interesant për të diskutuar shenjën e Gaforres. Siç e dimë të gjithë, princi Charles kishte një lidhje sekrete shumë të gjatë e Camilla-n. Kur u përball me Diana-n ai ia tregoi në mënyrë direkte duke i thënë se nuk ishte mbretërori i vetëm që kishte pasur një histori të tillë. Tani, nëse Diana do të ishte Binjakët do të mendonte se gjithsesi ai nuk ja vlente dhe do të vazhdonte jetën e saj me burra të tjerë shumë herë më të pashëm. Do të kujdesej për pamjen e saj, do të vishte Versace dhe do të jetonte në pallatin e princeshave. Diçka e tillë nuk ndodhi kurrë!

Kjo, sepse Diana i përkiste shenjës së Gaforres dhe s’mund kurrsesi ta kalonte aq lehtë tradhtinë e të shoqit, prandaj vendosi t’i thotë të gjithëve për mënyrën se si e trajtonin në atë familje.

Gjithsesi, kjo pati dhe anën e saj pozitive. Gjatë kësaj kohe, princesha përdori statusin e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kalonte shumë kohë me fëmijët e saj, me të sëmurët dhe në kuzhinë e familjes. Ajo theu tabunë duke folur për problemet me buliminë, depresionin dhe gjithë pasojat e lidhjes me Charles-in. Ashtu si shumica e Gaforreve të tjera, edhe Diana i bëri njerëzit të rikujtojnë se janë qënie të ndjeshme dhe mund të qajnë!

 Këshilla e vetme që i jepet kësaj shenje është që të mos këmbëngulë kur sheh se uji është i ndotur, të pranojë se jeta nuk është gjithnjë siç ata do të donin, të shijojë lulet që dalin gjatë rrugës dhe më pas të mësojë t’i lërë të shkojnë.

Author: horoscope