Kur jemi të vëgjel jemi më të paduruar ose më të plogësht dhe rrallë herë jemi të vëmendshëm ndaj gjërave të vogla. Me kalimin e viteve kjo gjë mund të ndryshojë e megjithatë vëmendja ndaj detajeve mund të varet edhe nga shenja e horoskopit.
Çdo shenjë e zodiakut ka një vështrim të ndryshëm për gjërat e vogla.
Kështu shenjat e zjarrit Dashi, Luani dhe Shigjetari, për shembull, kanë kuriozitetin për shkëlqimin e një ore prestigjioze, dizajnin e ri të një makine ose sediljen e një motoçiklete.
Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit jetojnë me më shumë vëmendje emocionale, më pak materiale dhe e përqendrojnë vëmendjen e tyre në vertikalitetin poetik të një peme, një peizazh, një shkëmbim shikimesh, një zë të ngjirur dhe të thellë që mund të zbulojë misterin e identitetit të atij që kanë përballë.
Nga ana tjetër shenjat e Tokës tërhiqen nga referencat e shijes dhe estetikës: Demi fokusohet në një pjatë të veçantë servirjeje, Virgjëresha ndjek me përpikëri nuancat e një parketi. Bricjapi shikon etiketën e një vere ekskluzive.
Shenjat e Ajrit bashkojnë kuriozitetet materiale dhe virtuale. Vëmendja e Binjakëve është e zhytur në atmosferën e gjallë të një mbrëmjeje me miqtë. Peshorja magjepset nga qepja dhe prerja e një palltoje. Ujori befas e kthen vëmendjen te kopertina e një libri që mund ta ndihmojë për projektet e tij.