Këtë javë asnjë prej shenjave nuk merr shkëlqimin e pesë yjeve nga Meri Shehu, por do të mjaftohen me ngjarjet e bukura për secilën prej tyre. Astrologia thotë në “Rudina” në Tv Klan se duke qenë java e dashurisë, edhe fokusi më së shumti do të jetë te ajo dhe ndjenjat. Në përgjithësi, dashuria ka rezervuar diçka të bukur për secilën prej shenjave. Vëmendje duhet në datën 19 me hyrjen e Diellit dhe Saturnit në Ujor që do të na kthejë me këmbë në tokë.
Dashi – 3 yje – Nuk është ende Afërdita në Dash, hyn javës tjetër. Do kenë pasione të fshehta, dashuri romantike, takime shumë speciale sepse takohen në Peshk Neptuni dhe Afërdita. Dashët do ta shijojnë, nuk do ta tregojnë edhe pse duan, por do ta shijojnë këndshëm në prapaskenë.
Demi – 2 yje – Do jenë të favorizuar në dashuri, por nektari që do fitojnë ditët e para, e vërteta në datën 19 qershor mund të përmbysë shumë nga njohjet, premtimet ose marrëdhëniet e bukura në fillim të javës. Demi do jetë një nga shenjat që do e përjetojë fort Diellin në Ujor me Saturnin.
Binjakët – 2 yje – Duhet të shprehen, të japin dashuri, të konsolidohet ndjenja e tyre dhe ndoshta për natyrën që kanë i vë në një pozicion. Binjakët nuk deklarohen kollaj, fakti që mund ta bëjnë ose të shtyhen i vë në një pozicion më vete. Vetja e tyre del më prapa dhe fjalët e deklarimet më para.
Gaforrja – 1 yll – Do merren shumë me çështjet e të tjerëve ose do ëndërrojnë për të ardhmen se sa do jenë rezultativë. Do jenë me kujtime, me ëndërrime, nostalgji, deklarata me veten ose mesazhe, por do jenë larg dhe nuk do i afrohen njeriut të dashur.
Luani – 3 yje – Pasioni do jetë i madh, do kenë tendenca të mira erotike, ekonomike, do marrin një vendim shpirtëror dhe do kenë një takim të fshehtë e pasionant kështu që shumë Luanë këtë javë e kanë të fshehtë, por pasionante dhe deri diku me vlerësime shpirtërore e ekonomike. Hyjnë te shenjat e favorizuara.
Virgjëresha – 3 yje – Loja luhet tek to sepse Afërdita me Neptunin përballë shenjës tuaj në Peshk do ju afrojë një partner ose partneri në çift do afrohet shumë drejt jush, megjithëse do ruajnë një lloj distance të çuditshme. Pala tjetër do jetë shumë më intensive, e këndshme, kjo mund tju bëjë pak xhelozë për momentin.
Peshorja – 4 yje – Do bëjnë një punë që do i kënaqë në ndjenja e pasion dhe mund të krijojnë një lidhje me dikë që punojnë, në një udhëtim dhe rutina e tyre do bëhet shumë erotike. Nuk i mjafton të duan vetëm një njeri por edhe një punë, ide, veprimtari. Me këdo të lidhen do jenë të dashuruar dhe dita e tyre do jetë më e këndshme dhe e favorizuar.
Akrepi – 4 yje – Është një nga momentet më erotikë. Neptuni dhe Afërdita në Peshk duhet shfrytëzuar, nëse nuk e shfrytëzojnë edhe këtë moment ose nuk vjen fati në këtë moment, diçka fati po iu kurdis në kundërshtim, dikush luan kundër tyre por ndjenja për ta ka dhe duhet ta shijojnë dashurinë në këtë periudhë se janë një nga shenjat më të favorizuara dhe do lidhen me fëmijët apo idenë e të bërit një fëmijë, një punë me shumë dashuri.
Shigjetari – 2 yje – Janë pak flirtues, nuk do mund ta shijojnë Shën Valentinin siç duan, shumë hapur. Do detyrohen të futen në shtëpi si familjarë të mirë dhe ky bllokim i vogël për natyrën e tyre ekspresive nuk do i japë kënaqësinë e madhe që duan.
Bricjapi – 3 yje – Mund të fejohen, martohen, të prezantohet dikush i rëndësishëm në jetën e tyre, të fillojnë një miqësi ose grup shoqëror shumë të mirë që do i bëjë të ndihen vërtet në jetë. Kemi fejesa e martesa dhe tendenca për të dhënë fjalë për më shumë.
Ujori – 2 yje – Nuk janë keq, ekonomikisht do jenë shumë mirë dhe do investojnë që të jenë mirë edhe të tjerët. Dielli në Saturn në Ujor i vë me këmbë në tokë duke i treguar përgjegjësitë që kanë dhe duhet të marrin përsipër në ditët që do të vijnë. Jeta e tyre s’mund të jetë vetëm dashuri ose një festë erotike në këtë periudhë.
Peshqit – 3 yje – Do vijë koha kur Peshqit do shkëlqejnë, parapërgatiten për një javë shumë të bukur por kjo është një nga javët që japin një suprizë të madhe, një premtim të madh. Ndoshta ata as vetë s’e besojnë por është një nga më romantiket, një takim shumë i bukur në shenjën e tyre.