Disa njerëz të lindur në disa data të caktuara njihen si cusp – një pikë tranzicioni midis dy gjendjeve të ndryshme që në horoskop i referohet ditëve kur një shenjë, për shembull sezoni i Binjakëve, zëvendësohet nga shenja tjetër, në këtë rast Gaforrja.
Astrologët ndajnë mendime të ndryshme kur vjen puna te shenjat cusp. Disa mendojnë se këta individë, që kanë lindur në periudhën kur shenjat zëvendësojnë njëra-tjetrën, mund të ndikohen nga shenja tjetër. Për shembull, dikush që ka lindur në 22 gusht, është Luan, por mund të ndihet edhe si Virgjëreshë ose të ketë tipare të shenjës së Virgjëreshës.
Astrologë të tjerë janë të mendimit se ky term është i pakuptimtë. Sipas tyre, shenja e Diellit ndikohet nga faktorë të tjerë. Thënë ndryshe, ju mund të jeni Luan dhe të ndiheni si Virgjëreshë, por thjesht sepse keni Hënën në Virgjëreshë dhe jo sepse keni lindur pranë ditës kur ndërrohen shenjat.
Sidoqoftë, nëse besoni teorinë e parë, datat kur njerëzit mund të kenë energjinë e dy shenjave janë:
Dashi & Demi: 16 – 22 prill
Demi & Binjakët: 17 – 23 maj
Binjakët & Gaforre: 17 – 23 qershor
Gaforre & Luan: 19 – 25 korrik
Luan & Virgjëreshë: 19 – 25 gusht
Virgjëreshë & Peshore: 19 – 25 shtator
Peshore & Akrep: 19 – 25 tetor
Akrep & Shigjetar: 18 – 24 nëntor
Shigjetar & Bricjap: 18 – 24 dhjetor
Bricjap & Ujor: 16 – 23 janar
Ujor & Peshqit: 15 – 21 shkurt
Peshqit & Dashi: 17 – 23 mars