Horoskopi javor nga 5 – 11 qershor 2023: Venusi hyn në Luan dhe Merkuri tek Binjakët!

Këtë javë planeti Aferdita do të bëjë kalimin ne shenjën e Luanit, ndërsa planeti Mërkuri do të hyjë në atë të Binjakëve… Po ju, çfarë shenje jeni? Zbuloni me Horoskopi.vip se çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë javë! 

DASHI

Planetët do ju nxitin të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj jave. Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike pas të martës dhe të gjithë do ju kenë zili.

Ju beqarët do kënaqeni pafund pasi do arrini ta bëni për vete një person që ju bënte rezistence prej kohesh. Në planin financiar gjërat do ecin shumë herë më mirë se ditët e fundit. Do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet të përkujdeseni akoma më shumë. Mbrohuni nga dielli dhe mos qëndroni nëpër vene ku bën korrent. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar dhe keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin.

Këshilli i javës
mundësi të mira sidomos në ditët e para në lidhje me një projekt që keni filluar kohët e fundit. Ditë me fat : E mërkurë

DEMI

Planetët do ju ndihmojnë ta mbroni veten dhe jetën tuaj nga çdo gjë këtë javë. Do jeni më të qarte në mendime ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim më atë që keni në krah dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër.

Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze. Sipas Horoskopi.vip  shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për te nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat.

Këshillë e javës :
lini veten të shkojë pa shumë mendime. Ditë me fat: e shtunë

BINJAKËT

Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni. Ju që keni një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj për disa çështje mjaft delikate. Mund të ngrini edhe zërin e mund të debatoni, por në fund do merrni vendimet e duhura. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim dhe nuk duhet të nxitohen për asnjë lloj arsyeja. Gjërat më të bukura ndodhin në kohën e duhur.

Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në pune. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Ata që kane kaluar një infeksion para disa kohesh do pastrohen tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni.

Këshillë e javës:
mos jini të pamotivuar, nga e Mërkura Hëna do të jetë jashtëzakonisht e ndritshme. Ditë me fat : e enjte

GAFORRJA

Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush.

Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t’iu dalë shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.

Këshillë e javës :
përpara se t’i përkushtoheni dashurisë, mbyllni një marrëveshje që do të shërbehet në një pjatë të bukur argjendi. Ditë me fat : E mërkurë

LUANI

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme.

Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

Këshillë e javës: 
qëndroni pozitivë edhe nëse disa gjëra duket se janë të bezdisshme. Ditë me fat : e enjte

VIRGJËRESHA

Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione.

Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe super e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Këshillë e javës
me kthimin e Venusit gjithçka do ju duket ndryshe. Merrni frymë me këtë frymë pozitiviteti. Ditë me fat : e shtunë

PESHORJA

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme.

Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Sipas Horoskopi.vip , në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Këshillë e Javës
Mund të ketë një kërkesë të papritur të hënën. Vlerësojeni me qetësinë e duhur. Ditë me fat : E mërkurë

AKREPI

Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur.

Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Këshilla e javës
kthehuni për të imagjinuar një të ardhme të bukur dhe për të shijuar kthimin e Venusit. Dita me fat : e premte

SHIGJETARI

Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë.

Ju beqarët do keni një javë të mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Këshillë e javës :
më e keqja duket se është prapa nesh. Bëni përsëri durim dhe kushtojini vëmendje reagimeve tuaja, ankthi do kalojë. Ditë me fat : e enjte

BRICJAPI

Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë.

Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.

Këshillë e javës:
bëni më të mirën e një situate të keqe pune në disa momente dhe, përkundrazi, merrni disa orë për t’u çlodhur me veten tuaj. Ditë me fat: e enjte

UJORI

Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë.

Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.

Këshillë e javës :
merrni disa orë për veten tuaj dhe planifikoni për të ardhmen. Ju do të keni kënaqësi! Ditë me fat : e shtunë

PESHQIT

Dita e martë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla.

Ju beqarët do jeni te fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar. Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

Këshillë e javës :
qëndroni të përqendruar në qëllimet tuaja dhe mos e humbni energjinë tuaj! Dita me fat : E diela

Author: horoscope