Horoskopi i muajit qershor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI nga Paolo Fox

SHIGJETARI:

Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë e pasigurt, veçanërisht nga datat 12-27, kur mund të ketë shumë shpenzime për riorganizimin e një vendi pune ose një kompanie. Punonjësit do të kuptojnë se mund të arrijnë diçka më shumë. Kushdo që kërkon një punë të re ose është në pritje, duhet të kërkojë menjëherë. Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Të rinjtë mund të keni alternativa për projektet dhe idetë e shumta interesante që lindin në këtë periudhë. Nuk përjashtohet një lëvizje, një ndryshim, një interesim për vende të tjera. Saturni nuk e ngadalëson arritjen e suksesit, por mund të sjelle pauza për reflektim. Datat 23 dhe 24 do të jenë të rëndësishme pikërisht për këtë arsye, por asgjë nuk mund ta dekurajojë shpirtin e një të zjarrtë Shigjetari.

Në qershor, sfera sentimentale i nënshtrohet pasionit të Venusit në shenjë, një element force që do të sjellë edhe mundësinë e krijimit të njohjeve interesante. Do të keni goxha vrull në sferën e seksualitetit. Natyrisht që ka emocione të rëndësishme, problemi i vetëm mund të lindë nëse krijohen lidhje paralele. Ata që janë vetëm, do të përfitojnë nga ky moment intrigues. Njerëzit që janë martuar prej kohësh, nëse nuk gjejnë argëtim në shtëpi, mund të kërkojnë diku tjetër. Është muaj i favorshëm për çiftet e reja që duan të bëhen me fëmijë.

Për takime dhe lajme do të jetë një muaj që mund të lërë gjurmë, veçanërisht të dielave, që do të jenë mjaft tërheqëse. Kjo është një periudhë shumë intensive, por edhe e favorshme për të bërë një kërkesë, për t’u përmirësuar, si edhe për të shkarkuar shumë energji negative. Ditët më të rënda mund të jenë ato të datës 16, 17, 23 dhe 24. Nëse bëni shumë gjëra, është e pashmangshme të ndiheni disi të plogësht. Ndiqni këshillat e mjekut.

BRICJAPI: 

Më në fund, pas shumë muajsh shqetësimi, nervozizmi dhe mundimi, fillon një fazë e mirë rimëkëmbjeje. Jo vetëm që mund të rifitoni një rol të rëndësishëm, por edhe të shfrytëzoni përvojat e kaluara. Mund të realizoni projekte të veçanta, sidomos nëse jeni të vetëpunësuar, gjeni bashkëpunëtorë të rinj. Mund të bëni blerje të reja. Janë të favorizuar të gjithë ata që duan të kalojnë një test, një provim. Nuk duhet të humbim kohë për të rikuperuar atë që ka humbur. Është muaji i shpresave për të ardhmen. Mundësi të shkëlqyera në fushën praktike dhe meqenëse Jupiteri ka disa javë që është pozitiv, filloni të mendoni se si të shlyeni borxhet e mëparshme, ose të përfshiheni në situata të reja. Për ata që kanë një kompani, kanë filluar të përmirësohen llogaritë.

Po afron një sezon i bukur, jo vetëm për takime të reja, por edhe për të gjithë ata që duan të martohen, të bashkëjetojnë. Është një qiell i favorshëm për të dashuruar. Besoni në dashuri dhe mos jini skeptik. Lidhjet që lindin në këtë periudhë janë premtuese, kanë diçka më shumë, një harmoni të veçantë, bazuar në mirëkuptim që shkon përtej fjalëve. Mërkuri, sidomos në ditët e para të qershorit, ju përgatit për njohje të reja. Do të ketë vetëm disa ditë të rënda, për shkak të marrëdhënieve të cilat kanë nisur keq apo janë në krizë, nga data 26 deri në datën 28. Me Jupiterin, Saturnin dhe Uranin në favorin tuaj, zor se do të gaboni.

Nuk ka më kaq shumë tensione. Ndaluni një moment për të shijuar gjërat e thjeshta, pyesni veten çfarë kërkoni dhe rivlerësoni rëndësinë e fizikut tuaj. Shumë çështje personale apo profesionale ju kanë nxitur të linit pas dore mirëqenien tuaj. Nuk është mirë kështu. Ditët nga data 21 deri në 30 do të jenë pak më të lodhshme. Mos u lodhni në datën 26 dhe 27.

Author: horoscope