Dashuri të reja për këto dy shenja të horoskopit, astrologu tregon të ardhmen: Gaforrja do të fokusohet te punët…

Astrologu i njohur, Jorgo Pulla, ishte dje i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka bërë parashikimin për secilën shenjë të horoskopit për muajin qershor. Sipas tij, Dashi dhe Binjakët do të keni dashuri të reja, ndërsa Gaforrja duhet të fokuset te punët e lëna përgjysmë.

Dashi

Dashi ka shumë ndikime pozitive përsa i përket çështjeve ekonomike e financiare. Në anën shpirtërore duhet të bëjë pak kujdes në një lidhje me pengesa që ka pasur 3 muajt e fundit. Ndikimet janë shumë pozitive sidomos me Akrep dhe Luan, të 10-ditëshit të dytë

Demi

Demi favorizohet shumë dhe duhet t’i japë fuqi anës ekonomike dhe financiare, sepse është një kohë shumë përshtatshme dhe tepër pozitive në firmosje kontratash. 10-ditëshi i parë dhe i tretë është shumë i favorizuar për sa i përket këtij muaji dhe quhet muaji i bollëkut për gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë në fushën ekonomike. Kurse në anën shpirtërore, një lidhje me pengesa problematike që ka pasur para disa kohësh, duket se e zgjidhin pikërisht në 15-ditëshin e dytë të muajit qershor.

Binjakët

Binjakët stabilizojnë një çështje shumë të rëndësishme, një dokumentacion që ka të bëjë me udhëtimet. Sidomos 15-ditëshi i parë është shumë i favorizuar për sa i përket Binjakëve dhe ndikimeve favorite që ata kanë pikërisht në 15-ditëshin e parë. E një mundësi shumë e mirë në lidhje me anën shpirtërore, bashkim familjar apo një shtatzëni është e mundur të ndodhi.

Gaforrja

Gaforrja do të fokusohet te punët e lëna përgjysmë. Për të mbyllur çështjet e së shkuarës sepse është një moment shumë pozitiv dhe kur është koha më e përshtatshme?

Flasim pas datës 13 deri më 23, është periudha e artë e shenjës së Gaforres dhe kanë një mundësi shumë të madhe në zhvillime të reja në mundësitë që ata kanë dhe është një moment perfekt përsa i përket shenjës së Gaforres, sepse kjo shenjë ka pasur dhe ka shumë mundësi, energji pozitive këtë periudhë. Nuk ka vend për t’u shqetësuar por për t’u gëzuar. Në lidhje me një çështje shpirtërore problematike siç është me Dash, duhet ta zgjidhin brenda datës 18, është një kohë shumë e përshtatshme.

Author: horoscope