Dashi
Të lidndurit e shenjës së dashit kanë tendencën t’i mbajnë gjërat e rregullta, pavarësisht se nuk dedikohen ndaj pastrimit të shtëpisë. Hapsira në shtëpinë tuaj është e organizuar dhe çdo gjë që ju duhet, është në vendin e duhur.
Demi
Për këtë shenjë, rregulli dhe pastërtia janë shumë të rëndësishme, pavarësisht se koha nuk u premton gjithmonë. Për demin, të pasurit një shtëpi të pastër, është gjithçka që i nevojitet një personi për t’u çlodhur.
Binjakët
Ndonjëherë ka raste që shtëpia e binjakëve është rrëmujë dhe asgjë nuk është në vendin e duhur, por ka edhe raste të tjera që ajo shkëlqen dhe nuk gjehn asnjë të metë. Ideale për binjakët është të jetojnë me dikë që kujdeset për të gjitha punët e shtëpisë.
Gaforrja
Shtëpia është vendi ku kaloni pjesën më të madhe të kohës dhe preferoni që shopesh të ftoni miqtë tuaj për dreka dhe darka. Duke patur shumë të ftuar mundoheni të mbani rregull nëpër dhoma, sidomos në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes. Në dhomën e gjumit keni pak më shumë rrëmujë, pasi ju pëlqen që të konsumoni dicka në shtrat.
Luani
Luanët nuk i lënë kurrë gjërat pas dore. Keni dëshirë të tërhiqni vëmendjen e të ftuarve me mobilje apo orendi të vecanta në shtëpi, sidomos të një vepre arti.
Virgjëresha
Nuk jeni maniakë të pastërtisë, por pastrimi i dhomave është i rëndësishëm të bëhet me produkte profesionale dhe cilësore.
Peshorja
Për peshoret është e pamundur të jetojnë në një ambient të lënë pas dore. Keni shumë canta dhe rroba dhe mundoheni të mbani të rregullta ato, që të mund t’i gjeni kollaj gjërat që kërkoni.
Akrepi
Nëse jeni të fiksuar pas rregullit dhe pastërtisë në shtëpi, rrezikoni të bëheni shpesh nervoz. Mund t’ju shohësh duke pastruar pluhurat gjatë ditës dhe natës. E keni shumë të rëndësishme zgjedhjen e mobiljeve në shtëpi.
Shigjetari
Shigjetarët janë mjaft të çrregullt dhe kur kthehen nga ndonjë udhëtim, i lënë valixhet rrëmujë dhe të hapura kudo për disa ditë, përpara se t’i rregullojnë. Për ta, janë të tjera gjëra prioritete dhe nëse do t’ju duhet të dalin me miqtë apo familjen, sigurisht që nuk do të zgjidhnin të pastronin shtëpinë.
Bricjapi
Të rregullt dhe të saktë. U pëlqen të mbajnë gjithçka nën kontroll dhe çdo gjë është në vendin e vet. Nuk u pëlqen të humbasin kohë dhe për këtë i ndajnë ditët që do merren me pastrimin e shtëpisë. Për ta është më e rëndësishme cilësia e një produkti, sesa aroma e tij.
Ujori
Rendi për ujorët është relativ, pasi janë në gjendje që t’i gjejnë gjërat në mes të atij lëmshi që të tjerët mund ta quajnë kaos. Në dhomën e tyre të gjumit mund të gjenden aksesorë të kuzhinës apo telekomandën e televizorit afër sobës.
Peshqit
Peshqve u pëlqen ta quajnë veten artist dhe kur nuk kanë ndonjë hobi krijues. Megjithatë nuk u pëlqen që ta kenë shtëpinë me hapësirë, por me shumë suveniere dhe sende të personalizuara, që shpesh mbushen me pluhur ose përfundojnë në moblije e dollapë që nuk përdoren. Kur pastrojnë shtëpinë, ndihen si Hirushja.