DASHI
Ndiqni instinktin gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë të humbur. Këshillat e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Për ju të dashuruar çdo moment do jetë me fat dhe i mbushur me çaste të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Ju beqarët do keni një takim interesant, por ende nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Prisni edhe pak kohë. Në punë do doni patjetër të ndihmoni veten dhe të tjerët dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Sakrificat do jenë të mëdha. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.
DEMI
Sado të ndikojë pozitivisht Hëna dhe Neptuni gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Shpesh do mërziteni e do ndiheni keq. Ju të dashuruarit do tregoheni shumë të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe do ruani një marrëdhënie vërtet të kënaqshme me të. Nëse jeni beqarë nuk do jeni në humorin e duhur për të pasur njohje të reja kështu që do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë do i keni që të gjitha kompetencat për të arritur majat, do ju duhet vetëm pak më shumë përpjekje dhe durim. Sipas Horoscope , financat do dini si t’i mbani të qëndrueshme. Do keni të ardhura edhe për të bërë disa investime me vlerë.
BINJAKËT
Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të emocioneve të forta dhe shpesh do ja lini gjërat edhe fatit. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të jashtëzakonshme me partnerin tuaj dhe shpeshherë do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët do jeni mjaft energjikë dhe gati për të bërë çdo lloj çmendurie. E rëndësishme për ju është të mos e ndieni vetminë dhe të mos bini në rutinë. Në punë ka mundësi që t’iu dalë situata jashtë kontrollit Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni qetësisht dhe pa frikë.
GAFORRJA
Sot do keni të gjithë forcën e mundshme për të përballuar sfida që do ju dalin para. Nëse keni një lidhje do jeni të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet akoma më tepër. Të shkuarën e trazuar do e lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket më i hidhur nga sa është në të vërtetë. Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar me punë nuk do ndaleni për asnjë çast gjatë kësaj dite. Kundërshtimet nga ana tjetër do iu japin edhe më shumë guxim. Buxheti do ketë përmirësime të dukshme, mos u shqetësoni për asgjë. Vazhdoni menaxhimin siç e keni bërë së fundmi.
LUANI
Sot do jetë dita e ndryshimeve të mëdha sidomos nëse keni menduar për projekte të mëdha. Do jeni sensuale dhe pasionante ju të dashuruarit prandaj dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë më e mirë se më parë. Çdo ndjenje do e shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie të cilat duhet t’i mendoni me kujdes. Në punë do keni etje për autonomi dhe do mundoheni ta organizoni gjithçka në favorin tuaj. Buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Gjithë sakrificat e bëra kohët e fundit po japin rezultat e duhura. Ja që ja ka vlejtur gjithçka.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite do bëni një bilanc të jetës deri më tani dhe mund të bëni disa zgjedhje. Nëse keni një lidhje dhe bëni pak më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj, gjërat do ju ecin më mirë. Nëse nga ana tjetër tregoheni striktë dhe arrogantë mund të keni probleme goxha serioze. Ju beqarët papritur do takoni një person për të cilin do ju rrahë zemra akoma më fort. Në vend që të merreni me të ardhmen profesionale më mirë kujdesuni për të tashmen që ajo të jetë edhe më ë mirë. Në planin financiar do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë për të siguruar të ardhmen.
PESHORJA
Sot nuk ka për të pasur asnjë ndodhi negative megjithatë bëjini sytë katër dhe mos besoni mbi të gjitha tek personat që do duan t’iu mbushin mendje me lajka. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë më e qetë nga sa e kishit menduar. Përfitoni nga kjo për të folur me partnerin për gjithçka që ju ka shqetësuar deri më tani. Ju beqarët nuk do stepeni aspak dhe do joshni ashtu si do e mendoni. Mundet edhe ta arrini atë që doni. Në punë do ju kërkohen rezultate të mëdha që ju nuk keni mundësi t’i arrini. Flisni me shefat dhe shpjegohuni sa më shumë. Në planin financiar duhet të bëni kujdes sa më shumë sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë drejt probleme serioze.
AKREPI
Shumë gjëra do ecin në rrugën e gabuar gjatë kësaj dite kështu që stresi. Ankthi dhe meraku do mbizotërojnë. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë aspak pasionante për juve. Për shumë gjëra madje nuk do merreni vesh dhe mund të keni debate të zjarrta me partnerin. Ju beqarët për fat të mire do merrni deklarata të forta dashurie dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Ndiqni etapat njëra pas tjetrës dhe keni për t’u ndier shumë herë më mirë më vonë. Në planin financiar nuk do arrini dot ta mbani ekuilibrin edhe pse do mundoheni gjithë kohës. Bëni edhe pak durim.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite do jeni shumë luftarakë dhe do dini si të zgjidhni çdo lloj problemi që do ju dalë para. Nëse keni një lidhje bëni kujdes nga Plutoni, i cili mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje në jetën tuaj. Mundohuni të tregoheni gjithë kohës realistë dhe të kuptueshëm. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni ende gati për të filluar lidhje, por njëherë për njëherë do pranoni të keni vetëm miqësi me ata që do njihni. Në punë do ndiheni më mirë me projektet që keni filluar dhe tashmë do bindeni se rruga që keni ndjekur ka qenë e duhura. Për financat do jete ditë disi më e begatë.
BRICJAPI
Plutoni dhe Dielli do përkujdeset për çdo detaj gjatë kësaj dite dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim e dashuri. Ju të dashuruarit do i qëndroni gjithë kohës besnikë partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. E ardhmja pritet më e mirë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që edhe për disa kohë do vazhdoni të jetoni të vetmuar. Në punë askush nuk do ju ndalojë aktivitetin që keni nisur edhe pse në disa momente stresi do jetë i madh. Në planin financiar situata do jetë më e mirë se disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë që për këtë arsye të kryeni shpenzime të ekzagjeruara.
UJORI
Sot do jeni më të vendosur për gjithçka dhe as nuk do trembeni nga personat që mund t’iu kundërshtojnë. Do i vini vetes një qëllim dhe do ja dilni mbanë. Për ju të dashurit e sotmja do jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me hare. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe do ndiheni gati të bëni plane për të ardhmen. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur për të joshur dhe do humbisni mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni më të vendosur dhe rezultatet që do arrini atje ku keni ëndërruar përherë. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë prandaj çdo hap duhet ta hidhni me kujdes dhe maturi.
PESHQIT
Ka shumë mundësi të revoltoheni ndaj padrejtësive gjatë kësaj dite dhe nuk do toleroni asnjë çast. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të doni të shkëputeni nga gjithçka. Bëni kujdes mos merrni vendime të nxituara. Ju beqarëve do ju ndodhë diçka e papritur që do ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Nëse jeni në puna dhe keni pasur vonesa, sot kolegët do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për gjithçka. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja në çdo moment dhe gjendja do fillojë të stabilizohet.