Siç mund ta dini, horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji. Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.
Para se kalojmë te tipari negativ i shenjës suaj, zbuloni (nëse nuk e dini), se cilës shenjë i përkisni:
Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021
Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023
Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
Miu
Të pamëshirshëm: Shpesh prirja juaj për ta arritur medoemos suksesin ju shtyn të bëni pakt me djallin. Lakmia e madhe ju çon drejt thashethemeve dhe jeni të gatshëm të shfrytëzoni këdo si dhe të nxirrni në pah pikat e tyre të dobëta për të shkëlqyer vetëm ju në mes të të gjithëve.
Bualli
Kokëfortë: Janë zero mundësitë të ndërroni mendim nëse ju është ngulitur në kokë diçka dhe pikë. Kaq shumë këmbëngulës, ju keni një mënyrë tuajën të të bërit gjërat dhe zor se pranoni ndryshime. Nuk jeni fort të hapur ndaj risive.
Tigri
Të pamatur: Përgjithësisht njerëzit e kësaj shenje janë shumë impulsivë. Duke qenë se entuziazmohen para kohe, shkojnë drejt vendimeve të gabuara.
Lepuri
Negativë: Ndjeshmëria dhe butësia i bën lepujt të tërhequr, konsevatorë dhe të turpshëm. Pasiguritë e shumta shkaktojnë përherë dyshime se mos gjërat do të shkojnë keq.
Dragoi
Gojëhidhur: Shpesh janë energjikë dhe të qejfit, ama ndonjëherë tregohen aq të pasjellshëm dhe arrogantë sa bëhen të padurueshëm.
Gjarpri
Hakmarrës: Një gjarpër nuk e harron kurrë çfarë ti i ke bërë dhe në mos në një mënyrë në një tjetër do të hakëmerret.
Kali
Thashethemaxhinj: Edhe në rast se nuk duan, kuajt e kanë të pamundur të mos merren me fjalë. Janë kaq të ndjeshëm sa hapin thesin dhe nisin tregojnë gjithçka, sekreti i cilitdo oqftë.
Dhia
Pa humor: Janë përgjithësisht njerëz që duan qetësi, krijojnë barrierat e tyre dhe nuk kanë shumë nerva. Janë pikërisht ata që i shikon mundësisht gjithë ditës turivarur.
Majmuni
Të shkujdesur: Vetëkrijojnë kushedi sa e sa situata të sikletshme për faktin se nuk njohin limite. Ata mund të mos kenë asgjë tendencioze me ty, por thjesht se njohin sensin dhe kufinjtë e shakasë.
Gjeli
Kryelartë: Gjithë kjo kryelartësi i bën të konfliktohen disa herë me të tjerët. Nuk pranojnë se kanë gabuar, mendojnë se janë përherë me të drejtë dhe vetëbesimin e kanë të tepruar.
Qeni
Nevrikë: Debatet do të jenë të shumta me dikë të shenjës së qenit pasi marrin zjarr shumë shpejt. Ju jeni në mes të debatit, ata thonë ç’kanë për të thënë dhe largohen pa e vrarë shumë mendjen.
Derri
Naivë: Mundohen përherë të shohin më të mirën te njerëzit dhe t’i justifikojnë përherë dhe atëherë kur gjërat janë shumë të qarta. Besojnë verbërisht!