Shenjat ku duhet të trokisni, nëse ngelni trokë sepse nuk i bëjnë lekët ‘rrush e kumbulla’

Të kursesh, sidomos në ditët e sotme ku kostoja e jetesës bëhet gjithmonë e më e shtrenjtë, është e vështirë. Por, këto shenja ia dalin të heqin disa para mënjanë.

Virgjëresha

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës nuk kanë nevojë për laps e letër. Madje nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Virgjëreshat nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepat bosh.

Bricjapi

Bricjapi nuk mund të ekzistojë pa para. Personat e kësaj shenje janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund të kenë. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira dhe nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.

Demi

Paraja dhe Demi kanë një marrëdhënie të mirë. Pjesa më e madhe e njerëzve të shenjës së Demit dinë si t’i menaxhojnë paratë. Ata kursejnë në masë të moderuar, por njëkohësisht edhe ia bëjnë qejfin vetes.

Author: horoscope