Secili prej nesh ka diçka të veçantë që na bën të dallojmë nga të tjerët dhe ndonëse bukuria është subjektive, astrologët kanë bërë përzgjedhjen e tyre sa i përket shenjave më tërheqëse. Ju ftojmë të lexoni artikullin për të ndjekur renditjen dhe për të zbuluar çfarë e bën interesante secilën shenjë:
1.AKREPI: Akrepi kryeson listën. Tipari më tërheqës i Akrepit është karakteri i tyre misterioz. Akrepat njihen si njerëz intensivë dhe misteriozë të cilët mund të trondisin realitetin që njihni dhe më pas përfundoni duke pyetur veten çfarë ndodhi. Ana e tyre e errët është tërheqëse për thuajse të gjitha shenjat e tjera të zodiakut. Një tipar tjetër interesant që i karakterizon është pasioni dhe vendosmëria. Ata nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre dhe gjithmonë luftojnë për atë që mendojnë se është e drejtë.
2.PESHORJA: Tipari më tërheqës i Peshores është ndjeshmëria e tyre. Peshoret janë njerëz diplomatikë që kërkojnë paqe, ekuilibër dhe harmoni. Ata janë empatikë dhe i kuptojnë plotësisht ndjesitë e të tjerëve. Peshoret janë gjithnjë pranë jush nëse keni nevojë për ndihmë ose mbështetje, si dhe nëse dëshironi të diskutoni rreth problemeve emocionale dhe filozofike.
3.DEMI: Tipari më tërheqës iDemit është dëshira e tyre për të arritur sukses. Ata e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe kanë synime të qarta. Demat janë të përulur, por të vendosur për të pasur një karrierë dhe jetë të bukur e të suksesshme. Ata janë këmbëngulës dhe priren të jenë udhëheqës në çdo industri. Të lindurit në shenjën e Demit janë njerëz besnikë, shumë bujarë dhe të dashur.
4. DASHI: Tipari më tërheqës i Dashit është pasioni që i karakterizon. Të lindurit e shenjës së Dashit janë jashtëzakonisht pasionantë, impulsivë, të vendosur dhe shumë të pavarur. Dashët janë gjithmonë në kërkim të aventurave të reja dhe nuk kanë frikë të arrijnë objektivat e tyre. Pasioni i tyre i bën krejtësisht të parezistueshëm për shenjat e tjera të zodiakut.
5. LUANI: Tipari më tërheqës i Luanit është personaliteti i tyre energjik. Luanët janë natyrshëm njerëz simpatikë dhe karizmatikë. Këta individë janë yje të lindur dhe janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Luanët rrezatojnë ngrohtësi dhe zakonisht kanë një stil shumë të veçantë.
6. SHIGJETARI: Tipari më tërheqës i Shigjetarit është mirësia e tyre. Njerëzit i shohin mirësinë dhe spontanitetin e Shigjetarit si dy tipare shumë tërheqëse. Këta individë janë të butë, me shpirt të lirë, argëtues, të sjellshëm dhe aventurierë. Ata janë njerëz shumë aktivë dhe energjikë që vlerësojnë ndershmërinë dhe gjithmonë mund të gjejnë ide argëtuese për të kaluar kohën.
7. PESHQIT: Tipari më tërheqës tërheqës i Peshqëve është empatia e tyre. Peshqit janë njerëz shumë emocionalë dhe dëgjues të mrekullueshëm. Kështu nëse keni një problem, ata do t’ju dëgjojnë pa ju gjykuar dhe do t’ju japin këshillat më të mira. Edhe pse ndonjëherë mund të jenë naivë, ata kanë shpirt të vjetër dhe janë shumë të mençur, kështu që nuk mund t’ua hidhni lehtë.
8. VIRGJËRESHA: Gjëja më tërheqëse te Virgjëresha është inteligjenca e tyre. Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës janë njerëz të komunikueshëm, të ndjeshëm, të organizuar dhe mbështetës, gjithmonë aty për të ndihmuar ose për të zgjidhur një problem. Nuk ka asgjë më seksi se dikush që nuk ka frikë nga sfidat dhe i përballon me zotësi problemet.
9. BINJAKËT: Gjëja më tërheqëse te Binjakët është karizma e tyre. Njerëzit e shenjës së Binjakëve janë të zgjuar dhe kureshtarë. Ata janë gjithashtu tregimtarë të shkëlqyer dhe miq akoma edhe më të mirë. Nëse ju duhet të anuloni planet që keni bërë me ta, Binjakët ju kuptojnë plotësisht dhe kjo veçori e mahnitshme i bën ata miq të mrekullueshëm.
10. GAFORRJA: Gjëja më tërheqëse te Gaforrja është spontaniteti i tyre. Të lindurit e shenjës së Gaforres priren të jenë shumë sentimentalë, të kujdesshëm dhe të dashur. Kështu, është vërtet e vështirë të mos biesh në dashuri me ta. Ata janë spontanë, të paparashikueshëm dhe kujdesen për të gjithë në jetën e tyre. Gaforret janë shumë njerëz mbështetës dhe gjithmonë duan të ndihmojnë të tjerët të arrijnë atë që duan.
11. BRICJAPI: Tipari më tërheqës i Bricjapit është qetësia e tyre. Bricjapët njihen si persona seriozë dhe fjalëpakë. Ata janë të përqendruar, këmbëngulës dhe të vendosur për të pasur sukses në çdo fushë të jetës së tyre. Ndonëse nuk i shprehin shumë emocionet e tyre, njerëzit tërhiqen nga karakteri i tyre misterioz.
12. UJORI: Gjëja më tërheqëse te Ujori është personaliteti i tyre unik. Të lindurit e shenjës së Ujorit priren duken shumë simpatikë pasi janë ndryshe nga të tjerët. Ujorët janë jashtëzakonisht të dashur dhe mbështetës dhe do të qëndrojnë pranë jus, pavarësisht sa të vështira bëhen gjërat. Ata kanë një stil shumë të veçantë dhe u pëlqen të eksperimentojnë me “look-un” e tyre.