DASHI
Marsi dhe Jupiteri do jenë rivalë të fortë gjatë kësaj dite dhe duke u përballur me njëri-tjetrin mund të sjellin probleme tek jeta juaj. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk do jetë shumë e ekuilibruar. Në disa momente do ju dalin edhe vështirësi të cilat do kalohen vetëm me optimizëm dhe qetësi. Ju beqarët do jeni në humor të shkëlqyer dhe do ja arrini ta tërheqin pas vetes personin që do pëlqeni. Në planin profesional do ju bëhen propozime të reja, por humori i keq do bëjë që t’i refuzoni të gjitha. Nuk e keni idenë se çfarë do humbni. Financat do jenë disi të ndërlikuara, kështu që mirë do bëni të shpenzonit me maturi e largpamësi.
DEMI
Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të autenticitetit dhe do doni që jeta të jetë sa më e bukur. Nëse keni një lidhje, Venusi do ketë ndikim të madh tek jeta juaj sentimentale dhe do sjellë ngjyrat, ndriçimin dhe ngrohtësinë mes jush. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo sekondë. Për ju beqarët do ketë plot mundësi për dashuriçka kalimtare, por vetëm kaq. Në punë, falë ndikimit pozitiv të Mërkurit gjërat do ecin për mrekulli. Do ju mbushet shpirti me gëzim kur të shihni si do iu realizohen planet. Sipas Horoscope , financat do përmirësohen menjëherë në një mënyrë krejt të papritur. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pafund, por duhet të mendoni të hiqni disa para mënjanë.
BINJAKËT
Edhe pse do mundoheni sot nuk do arrini dot t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me vështirësi të mëdha dhe probleme. Do keni debate pafund me njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e mbani gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një surprizë shumë e këndshme iu pret në mesdite. Ne punë regjistroni çdo gjë që do bëni në mënyrë që në një moment tjetër t’ua dëshmoni mosbesuesve. Dita nuk do jetë e keqe, por as perfektë. Shpenzimet duhet t’i kryeni me maturi dhe përkujdes kështu që gjendja do vazhdoje të mbetet e mirë.
GAFORRJA
Do jeni shumë intuitivë gjatë kësaj dite dhe do dini përherë si të veproni për t’ia dalë mbanë. Për ju të dashuruarit Mërkuri do jetë planeti më harmonik i dhe do ua bëjë çdo moment më të veçantë. Ai do krijojë klimën e duhur që ju të dashuroheni me sa më tepër pasion. Ju beqarët do hezitoni të hidhni hapa pasi nuk do ndiheni ende gati. Në punë asgjë nuk do ecë ashtu si e kishit ëndërruar. Do acaroheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni tej mase. Nuk do arrini dot t’i përfundoni detyrat e dhëna. Në planin financiar duhet të veproni gjithmonë me maturi dhe zgjuarsi në mënyrë që gjendja të mos ketë aspak probleme.
LUANI
Herë pas here do jeni melankolikë sot dhe mund të futeni në mendime të thella. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë normale kjo e sotmja. Për fat të mirë nuk do ndodhë asnjë gjë e papritur që të mund t’iu prishë harmoninë. Ju beqarët ka mundësi që të filloni të mendoni mjaft për një person që e keni në punë dhe që deri më tani e kishit parë thjesht si koleg. Në punë do jeni gjithmonë me këmbë në tokë dhe nuk do nxitoheni në veprimet që do bëni. Mendimet pozitive do ju ndihmojnë ta çoni para projektin që keni nisur. Rrethanat do jenë goxha të mira për sektorin e financave dhe asnjë problem nuk do ndodhë.
VIRGJËRESHA
Në disa momente do e humbisni kontrollin dhe mund të bëni gjëra që as i kishit menduar. Për fat asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Nëse keni një lidhje asnjë planet nuk do ketë ndikim të madhe tek jeta juaj dhe në përgjithësi gjërat mes jush dhe partnerit do ecin për mrekulli. Ju beqarët do e gjeni që në mëngjes personin e duhur dhe zemra do ju rrahë fort në çdo moment. Ju nuk do e keni mendjen tek asgjë tjetër përveç dashurisë. Në punë Urani do ju ndihmojnë të ecni para. Do ndiheni më të sigurt në vetvete dhe do i pranoni propozimet që iu kanë bërë shefat. Buxhetin po nuk e patet kujdes ka rrezik të pësojë tronditje me pasoja goxha të rënda.
PESHORJA
Do jeni shumë luftarakë gjatë kësaj kohe dhe do mund të realizoni të gjithë objektivat që i kishit vënë vetes. Çdo gjë do e keni programuar me kujdes. Për ju të dashuruarit dialogu do mbizotërojë gjithë kohës mes jush dhe atij që keni në krah. Do afroheni aq shumë me njëri-tjetrin saqë do i zgjidhni menjëherë edhe disa probleme të vogla që keni pasur. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat me sa më shumë qetësi, pasi në të kundërt mund të gaboni rëndë. Në punë mos veproni pa u menduar dhe merrni kohën e duhur për të hedhur hapa. Askush nuk do ju detyrojë të nxitoni. Sipas Horoscope , buxheti do përmirësohet në mënyrë të menjëhershme dhe do mbeteni të habitur.
AKREPI
Nëse tregoheni më luftarakë gjatë kësaj dite keni për të dalë më të fituar në çdo fushë. Mundësitë do i keni kështu që duhet vetëm të veproni. Nëse keni një lidhje dhe doni që ajo të ecë sa më mire, duhet patjetër të bëni më tepër lëshime. Po u treguat kokëfortë dhe po kërkuat gjithmonë të dale e juaja keni për të pasur probleme serioze. Ju beqarët do preferoni të mos bëni asgjë për ta ndryshuar statusin tuaj, pasi nuk e ndieni ende nevojën për dikë pranë. Në punë mirë është të bëni një bilanc të gjithckaje që keni arritur dhe të rregulloni disa gjëra që i keni ngatërruar. Financat do jenë të qëndrueshme dhe pa probleme.
SHIGJETARI
Ka mundësi të jeni shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të mos silleni mirë me partnerin tuaj dhe kjo do ju largojë akoma më tepër nga njëri-tjetri. Ju beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të joshur e për të pasur njohje, por ende nuk do ndiheni gati aspak për të hedhur hapa. Në punë nuk do i duroni dot fjalët krenuese të kolegëve dhe do preferoni ta vazhdoni vete atë që keni nisur. E dini që do ju marrë më shumë kohë, por nuk di i mbeteni borxhli askujt. Financat do dobësohen ndjeshëm për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni.
BRICJAPI
Do jeni shumë konfuzë gjatë kësaj dite dhe në shumë momente nuk do dini si dhe kur të veproni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë disi delikate. Për disa tema edhe mund të konfliktoheni me të dhe do mërziteni. Nëse jeni beqarë do vazhdoni ta keni të vështirë gjetjen e personit të duhur, megjithatë nuk duhet të reshtni së e kërkuari në çdo vend ku do shkoni. Në punë nuk do ju dalin shumë vështirësi dhe në disa momente do stepeni. Mos u dorëzoni sepse shefat do ju vlerësojnë më shumë. Në planin financiar do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe gjendja do fillojë pak nga pak të normalizohet.
UJORI
Do jeni shumë të kujdesshëm me fjalët dhe gjestet gjatë kësaj dite kështu që nuk do ju ndodhin të papritura të pakëndshme. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë gjate gjithë kohës i mbrojtur nga yjet dhe nuk ka për t’iu ndodhur asnjë gjë e keqe. Shprehini edhe dëshirat sepse partneri mund t’ua plotësojë. Ju beqarët do ja kaloni për mrekulli me miqtë e ngushtë dhe me familjarët, prandaj nuk do kërkoni asgjë më tepër për momentin. Në punë do e zgjeroni edhe më shumë fushën e veprimit. Do ndiheni më të gatshëm për të bërë sakrifica dhe besimi në vetvete do ju bëjë të arrini shumë lart. Financat do kenë herë pas here tronditje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar.
PESHQIT
Dielli do ju ndihmojë t’i bëni ëndrrat realitet gjatë kësaj dite. Do jeni edhe shumë të logjikshëm ne çdo moment. Ju të dashuruarit do merreni vesh mirë me partnerin tuaj dhe do mundoheni në çdo moment t’ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur edhe pse disa persona të jashtëm do mundohen t’ua prishin planet. Ju beqarët ka mundësi të simpatizoni dikë, i cili as që do t’ia dijë për ju. Në punë do merrni disa informacione shume interesante dhe do keni më shumë dëshirë për të ecur para. Do mund ta kaloni pa frikë çdo lloj sfide që do iu dalë. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.