Astrologjia mund të jetë vërtet intriguese sidomos kur bëhet fjalë për dukuri që kanë të bëjnë me Venusin, planetin e dashurisë. Ky planet sapo është futur në shenjën e Gaforres dhe pritet të qëndrojë aty deri në 5 qershor. Por si do të ndikojë ky ndryshim në shenjën tuaj të Zodiakut? Duke qenë se Venusi është planeti i bukurisë dhe muza e kozmosit, pritet që të influencojë më së shumti sektorin romantik dhe familjar.
DASHI: Gjatë javëve të ardhshme, do të ktheheni pas në të kaluarën. Kushtojini vëmendje çdo thirrjeje për të eksploruar e historinë e prejardhjes suaj. Qëndroni pranë familjes dhe njerëzve më të moshuar dhe ofroni ndihmën tuaj. Ky është gjithashtu momenti ideal për të dalë me miqtë e ngushtë, të bëni xhiro të rregullta me katërputroshin tuaj si dhe të dilni në takime romantike me partnerin.
DEMI: Gjatë javëve të ardhshme, ndërveprimet tuaja të përditshme me të tjerët do të jenë të mbushura me pozitivitet dhe dashuri, nga bisedat e rastësishme me të panjohur e deri te diskutimet me të afërmit tuaj. Përpiquni të ndihmoni dhe t’i jepni mbështetje kujtdo që ka nevojë gjatë kësaj periudhe. Shpreheni dashurinë tuaj jo vetëm me fjalë, por edhe me gjeste të bukura.
BINJAKET: Gjatë javëve të ardhshme, do të shihni se do të ndiheni të inspiruar për të bërë ndryshime në karrierën tuaj. Do të mendoni për ide fitimprurëse, të cilat nëse ecin sipas planit, do të kenë shumë sukses. Me fjalë të tjerë, do të bëheni një magnet parash. Përveç aspektit financiar, mund të bëheni shumë nostalgjikë. Do nisni kërkimin e albumeve me fotografi të vjetra dhe do të dëgjoni këngë që kishit vite që i kishit harruar. Ndonëse rikthimi në të kaluarën me raste mund të jetë problematik, ky nuk është rasti juaj.
GAFORRJA: Me Venusin në shenjën tuaj, do të keni mundësi të arrini çfarë dëshironi. Kjo vlen sa i përket karrierës, por edhe aspektit romantik. Do të shihni se vetëbesimi juaj do të rritet dhe mund t’ju ftojnë në takime të ndryshme. Mund të vini re se një ish-partner mund të kthehet nga e shkuara, por ky nuk është rasti për të bërë hapa mbrapa. Investoni te një dashuri e re pasi ajo është kudo në ajër.
LUANI: Gjatë javëve të ardhshme do të vini re se do të jeni më të motivuar se kurrë. Do t’i kushtoni vëmendje kohës me veten dhe kjo do t’ju ndihmojë të relaksoheni pas periudhës së ngarkuar që latë pas. Blini rroba dhe aksesorë të rinj, përqëndrohuni te rutina e kujdesit të lëkurës dhe qëndroni afër personit të zemrës. Provoni që takimet romantike t’i bëni në vende të cilat nuk keni shkuar kurrë më parë dhe jini pak më spontanë.
VIRGJËRESHA: Gjatë javëve të ardhshme, do të përjetoni një vale të re qetësie. Do të merrni lajme të mira sa i përket një pozicioni pune të cilin keni kohë që e prisni dhe duket se fati do të jetë në anën tuaj. Ju këshillojmë që të dilni sa më shpesh me miqtë tuaj më të mirë pasi mund të keni nevojë për këshillën e tyre në mënyrë që të bëni një zgjedhje. Mos harroni edhe miqtë që jetojnë jashtë vendit, pasi mund të kenë mall për ju.
PESHORJA: Gjatë javëve të ardhshme, do të jeni në qendër të vëmendjes. Keni punuar shumë për një projekt dhe më në fund po vlerësoheni për mundin tuaj. Ky është momenti ideal për të shprehur edhe ide të tjera që keni në mendje. Këshilla jonë është të tregoheni të kujdesshëm, pasi jo të gjithë do të jenë të lumtur për arritjet tuaja. Gjeni aletët e duhur në fushën e biznesit.
AKREPI: Gjatë javëve të ardhshme, do të bëni një udhëtim të bukur dhe të mbushur me aventura. Ju jeni një magnet i cili tërheq miq të rinj dhe njerëz që ndajnë të njëjtin këndvështrim për jetën dhe dashurinë. Ky është momenti ideal për të dalë nga zona juaj e rehatisë dhe të bëni takime romantike me njerëz të cilët fillimisht mund të mos duken si “tipi juaj”. Jepuni një shanc pasi mund të suprizoheni.
SHIGJETARI: Gjatë javëve të ardhshme, do të keni fat në sektorin e parave. Bashkëpunimet në fushën e biznesit do të ecin mirë dhe do të shihni frytet e para. Nga ana tjetër, këshilla jonë është t’i vendosni kufij njerëzve që mund të kthehen nga e shkuara. Shmangni takimet me ta pasi mund t’ju shkaktojnë ankth dhe t’ju kthejnë pas te një version i vetes të cilin e keni lënë pas. Përqëndrohuni tek e tashmja.
BRICJAPI: Gjatë javëve të ardhshme, do të vini re se marrëdhënia juaj romantike do të stabilizohet. Ky është momenti perfekt për të dalë në takime romantike dhe për të kaluar më shumë kohë me partnerin tuaj. Dedikohuni plotësisht me deklarata dashurie, buqeta me lule dhe darka nën dritën e hënës.
UJORI: Gjatë javëve të ardhshme, përqendrohuni te pjesa shëndetësore. Shenja juaj mund të ndikohet jo edhe aq pozitivisht sa shenjat e tjera. Kushtojini vëmendje kujdesit për veten, pasi puna mund t’ju ketë sjellë lodhje fizike. Planifikoni pushime jashtë vendit dhe jepini përparësi trajtimeve dhe kohës me njerëzit e dashur. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë Ujor, nuk mund t’i bëni vet të gjitha.
PESHQIT: Gjatë javëve të ardhshme, jepini përparësi aktiviteteve që ju bëjnë të lumtur. Përkushtojuni hobit tuaj të preferuar përqafoni fëmijën tuaj të brendshëm. Mund të jetë një sport, pikturimi ose leximi i poezive. Bëni çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe në paqe me veten, pasi vetëm duke u kujdesur për veten do mund të kujdeseni për të tjerët.