Horoskopi për muajin maj 2023: Shigjetari dhe Bricjapi nga Susan Miller

Shigjetari

Me fillimin e muajit, duhet që të jesh më fleksibël me orarin, pasi pritet që nga data 5 maj, të kesh ca lajme të papritura. Mund të të duhet të heqësh dorë nga ajo që po bën për momentin dhe të fokusohesh në një çështje tjetër që kërkon vëmendjen tënde të plotë. Eklipsi do të të sjellë një lajm që lidhet me një person të afërt me ty, i cili do të të shkaktojë disa strese psikologjike.

Mund të jetë e thjeshtë që të gjesh zgjidhje të shpejtë, por mos e bëj, sidomos gjatë kësaj periudhe, pasi Mërkuri, planeti që është përgjegjës për komunikimin, do të vijojë të jetë në prapavijë. Si Shigjetar që je, e ke pak më të lehtë që të përshtatesh me ndryshimet e shumta që do të sjellë ky moment. Mund të ndihesh pak i/e lodhur nga informacionet dhe lajmet që do të marrësh, por kushtoji vëmendjen e duhur atyre që të shërbejnë.

Mundohu që të mos blesh pajisje elektronike gjatë prapavijë së Mërkurit, pasi me shumë gjasa, do të prishet. Nëse ke në plan të blesh një makinë të re, apo të nënshkruash kontrata të ndryshme që lidhen me karrierën apo një punë freelancer, mirë është që ta shtysh pas prapavijës, pasi mund të të lindin ca probleme që më vonë, do të të sjellin shumë telashe.

Nëse pyet veten se ç’do të ndodhë në sferën tënde romantike, një privilegj i mrekullueshëm do të vijë në shenjën tënde, pasi mund të takosh personin e duhur. Jupiteri të fton ta marrësh marrëdhënien tënde seriozisht, ose të paktën ta kesh parasysh që t’i ndash gjërat qysh në fillim: Nëse ke një marrëdhënie “miq me benefite”, mund ta mbash të tillë raportin, nëse je dashuruar, atëherë, thjesht shprehni ndjenjat dhe krijoni një lidhje të bukur.

Tani, rikthehemi te Mërkuri dhe karriera jote! Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën tënde, pasi për pak kohë do ta vendosësh punën tënde në pauzë. Gjithsesi, kur Marsi të bashkëveprojë me Virgjëreshn, do të kesh disa shanse të reja. Nuk është ende çasti i duhur për pushim!

Marsi do të largohet nga Gaforrja më 20 maj, kështu që shpenzimet e tua, shumë shpejt, do të zvogëlohen shpenzimet e tua.

Siç ia kemi thënë çdo shenje tjetër, mos nënshkruaj kontrata dhe as mos bli pajisje të reja, pasi do të të sjellin disa kleçka të reja. Ki pritshmëri realiste dhe puno në mënyrë kreative dhe qëndro fleksibël. Këto cilësi do të të ndihmojnë të ecësh përpara.

Bricjapi

Urime Bricjap, ti je ndër shenjat më të lumtura gjatë këtij muaji, çka do të thotë se do ta kalosh me shumë pak vështirësi prapavijën e Mëkrurit dhe eklipsin që do të ndodhë më 5 maj. Ki besim se eklipsi do të jetë një moment i fuqishëm, por domethënës për karrierën, dashurinë dhe jetën tënde familjare.

Edhe pse një lajm do të jetë disi zhgënjyes dhe i dhimbshëm, sërish, do të kesh momente shumë të lumtura. Një mik/e do të jetë personi që do të “eklipsohet” nga kjo periudhë, pasi do të zbulosh disa gjëra që nuk do të të pëlqejnë, ose do të zhvendoset në një vend tjetër, apo edhe do të ndryshojë stilin e jetesës. Në të gjitha rastet, nuk do të kesh afërsinë që ke pasur dikur.

Por, Urani, planeti i surprizave do të kujdeset që të sjellë disa super lajme, që do të të trondisin! Megjithatë, këto lajme mund të sjellin edhe shumë shpenzime të paparashikuara. Kujdes nëse dikush të kërkon një borxh, pasi me shumë gjasa, nuk do të ta kthejë më.

Nëse po planifikon të bëhesh prind, ky është muaji yt! Lindja, gëzimi dhe kujdesi për një fëmijë duken në horizont dhe mos e shty më shumë si plan. Bebet sjellin fat, kështu që nëse e vret mendjen për shpenzimet, pa merak, do të kesh të ardhura të mjaftueshme. Nëse ke probleme me të bërit një fëmijë, ndoshta duhet të konsultohesh me një mjek.

Kjo periudhë është shumë e bukur për dashurinë dhe afrimitetin me partnerin/en, por edhe paksa e dhimbshme në aspektin miqësor. Ndoshta një mik do të të tradhtojë, do të flasë keq pas shpine, ose do të bëjë një gjest të papëlqyeshëm. Kjo s’do të të lëndojë aq shumë, thjesht mund të të prishë paksa punë.

Miku në fjalë mund të jetë edhe koleg dhe nëse ai bën një veprim të tillë, mund të ndikojë në punën tënde, për të sjellë probleme me punonjësit e tjerë, eprorët, madje edhe bordin drejtues. Se çfarë zgjedhje do të bësh, mbetet në dorën tënde. Nëse mendon se i gjithë kontributi yt nuk po vlerësohet, ndoshta duhet të dërgosh CV diku tjetër.

Author: horoscope