Horoskopi për muajin maj 2023: Peshorja dhe Akrepi nga Susan Miller

Peshorja

Gjatë gjithë kësaj periudhe, paratë do të jenë në mendjen tënde dhe do të punosh shumë për të siguruar sa më shumë para, për të siguruar një jetësë më të mirë. Eklipsi i 5 majit, do të ta vështirësojë punën, por më vonë, situata do të përmirësohet ndjeshëm.

Ky eklips s’do të jetë shumë i mbarë, për asnjë shenjë dhe bie në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave dhe kursimeve personale. Hëna e plotë, sjell përfundimin e një cikli që të ka zemëruar dhe lodhur.

Çka duhet të kesh në këtë periudhë, është humori i mirë dhe shpresa që ta kalosh sa më thjeshtë periudhën. Lajme shumë të mira do të vijnë, pavarësisht presionit që do të të shkaktojë kjo periudhë.  Në këto situata, do të të ndihmojë vetëm Marsi, i cili do të merret më së shumti me arritjen tënde profesionale. Nëse je në kërkim të një pune, do ta kesh shumë më të lehtë gjatë kësaj kohe.

Mërkuri është në prapavijë edhe për dy javë dhe më pas do të rikthehet në pozicionin. E duhur. Ajo që të mëson kjo periudhë e ndërlikuar është se duhet të ndjekësh një kurs të cakuar, jo të marrësh nisma, pasi do të marrësh të ardhura dhe mundësi edhe nga burime të tjera. Nëse je i përfshirë në një porces gjyqësor, me shumë gjasa do të marrësh një zgjidhje të kënaqshme.

Edhe nëse nuk je përfshirë në një profesion apo karrierë të caktuar, sërish do të përballesh me ca situata të ndërlikuara dhe do të shokohesh nga një mik/e i/e afërt që do të të zhgënjejë. Sigurisht, do të ndihesh shumë keq, por do ta kalosh ashtu siç di ti. Fundja, nuk është aspak faji yt.

Në aspektin e dashurisë, një marrëdhënie e re, pak tradicionale dhe pak novatore do të të mahnisë. Është kombinimi më i mirë i të dyja cilësive, ndaj ia vlen. Kjo periudhë të dhuron shumë dashuri, kreativitet dhe të ardhura financiare. Por, si gjithnjë, ki parasysh që të gjitha vendimmarrjet e sotme do të ndikojnë në të ardhmen tënde.

Gjithashtu, edhe Jupiteri të ndihmon me fatin dhe dhuratat që të ofron. Nga stresi i sigurimit të të ardhurave, do të kalosh shpejt te një dorë e mirë parash dhe mundësi të arta për të përfituar një shumë të konsiderueshme të ardhurash. Llogaria jote bankare do të rritet dhe nëse ke në plan të marrësh një kredi, maji është muaji perfekt.

Akrepi
 
Ndërsa hymë në muajin maj, duhet të menaxhosh kohën që të mos e mbingarkosh me takime të rëndësishme biznesi. Momenti më i mirë për t’i bërë këto takime është në mesin e majit, pasi Mërkuri vijon të jetë në prapavijë.

Gjithsesi, disa stuhi të reja do të vijnë drejt teje, për shkak se një eklips do të ndodhë më 5 maj. Eklipsi ndodh pikërisht në shenjën tënde dhe do të vijojë të ketë një ndikim shumë të madh në planet e papërfunduara. Ato ndoshta do të shtyhen, ose edhe ndoshta do të anulohen. Kjo do të thotë: Kontroll i e-mailit, mesazheve, telefonit dhe gjithçka që dërgon në punë e kudo. Eklipsi sjell edhe një moment sfidues, të krijuar nga një person që ke afër dhe mund të jetë: partneri/ja romantik/e, koleg, apo ortak. Mërkuri dhe Urani në shtëpinë tënde të shtatë të partneritetit nuk do të ta bëjë fushë me lule javën e parë të majit, po më vonë, marrëdhëniet tuaja do të rregullohen.

Por, gjithsesi, edhe ky eklips ka një anë pozitive, të cilën nuk do ta kuptosh menjëherë, por me kalimin e kohës. Gjatë kësaj kohe, do të shohësh talentet, aftësitë, përvojën, karakterin dhe prirjet e tua në një këndvështrim të ri, të paparë. Ndonjëherë, je aq i/e zhytyr në rutinë, sa harron që po ndryshon dhe po rritesh gjatë gjithë kohës.

Rregulli i artë i eklipsit: Thjesht ndiq, mos nis asnjë nismë të rëndësishme. Çka do të thotë: ulu në divan dhe prit për mundësitë që do të vijnë drejt teje. Mos e vrit mendjen për gjërat që ende s’kanë ndodhur, pasi kjo s’është aspak productive. Ti e di që s’mund të kontrollosh gjithçka në jetë, ndaj sa më praktik/e, aq më mirë.

Jeta jote po përparon dhe shpejt, do të hapësh një kapitull të ri. Një marrëdhënie e ngushtë do të jetë në fokus. Horoskopi na tregon se në këtë univers, të gjitha gjërat lëvizin drejt një fuqie më të madhe dhe të pakundërshtueshme, ndaj është koha e duhur për të hequr dorë nga aleancat dhe situatat që nuk të shërbejnë.

Por, për t’u rritur dhe zhvilluar, duhet të kalosh një sfidë, e cila do të testojë vendosmërinë dhe shkathtësinë tënde. Duke qenë se Akrepi është një shenjë fikse, ndryshimi nuk të pëlqen shumë, ama duhet ta bësh me patjetër.

Por, nëse po trembesh, na lër të të themi se nuk duhet të bëhesh merak, pasi shumë shpejt kaosi do të rregullohet dhe ti do t’ia dalësh të rikthehesh në drejtimin e duhur. Urani do të bashkohet me Diellin dhe karriera jote do të marrë një kthesë të mprehtë dhe ti do të kesh mundësi të reja dhe të dobishme për të marrë më shumë të ardhura.

Author: horoscope