Tensionet në veri të Kosovës/ Gjenerali i KFOR-it: Kemi marrë masa për të ulur tensionet me Serbinë

Komandanti i misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Franco Federici, tha se masat e ndërmarra në veri të Kosovës kanë për qëllim “uljen e shpejtë të tensioneve”, si dhe “rivendosjen e mjedisit të sigurt” dhe të “lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet”.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, Federici tha se KFOR-i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren, duke rritur patrullimet përgjatë rrugëve kryesore, të prekura nga bllokadat, dhe duke vendosur njësitë e tij në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Author: admin