Tritan Shehu kërkon një minutë heshtje në Kuvend për viktimat e koronavirusit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi një minutë heshtje në Kuvend për viktimat e Covid-19.

Teksa seanca është ndërprerë për të rinisur sërish në orën 13:00, deputeti demokrat kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të mbahej një minutë heshtje.

“Të mbajmë një minutë heshtje për viktimat nga Covid-i”, tha Shehu, ndërsa të gjithë deputetët e pranishëm në sallë u ngritën në këmbë dhe mbajtën heshtje për viktimat.

Ndërkohë deputeti socialist, Erjon Braçe thumboi nga vendi duke thënë: “Për ata mjekë që shërbyen e vdiqën, jo për ata që bëjnë gallatë”.

Author: admin