“Pesë mijë euro, ose do të publikoj videon intime”/ Arrestohet shqiptari në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte një grua me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore.

Sipas “La Repubblica” ai i kërkonte gruas pesë mijë euro pasi në të kundërt do pubikonte një video intime që e kishte xhiruar gjatë marrëdhënies seksuale mes tyre.

Gruaja, edhe ajo shqiptare, e ve dhe 10 vjet më e madhe e kishte takuar rastësisht shqiptarin dhe kishte filluar të dilte me të. Edhe pse dinte pak për të, ajo i besonte dhe i pëlqente. Nuk ia merrte mendja se do të gjendej e kërcënuar dhe nën shantazh për një pamje filmike.

Gjithçka dukej se shkonte mirë mes tyre deri të mërkurën e kaluar kur burri nisi ta kërcënonte duke i thënë: “Më jep pesë mijë euro ose e publikoj në rrjetet sociale dhe ia dërgoj familjes tënde”.

Gruaja, e dëshpëruar, kërkoi ndihmë nga policia e cila i vuri një mikrofon 50-vjeçares kur të takonte shqiptarin që priste të merrte paratë. Sapo mori zarfin ndërhyri policia që u vuri prangat.

Author: admin