Shqipëria nën “pushtimin” e të nxehtit afrikan, sinoptikanët tregojnë se kur do të kemi ulje të temperaturave

Vendi ynë prej ditës së hënë vijon të mbetet nën ndikimin e temperaturave ekstremisht të larta dhe kjo valë e të nxehtit afrikan nuk do të tërhiqet as në fillim të muajit gusht.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë dy ditëve të fundit të muajit korrik do të kemi një mot të kthjellët ku era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta, mirëpo kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.

Author: admin