Horoskopi javor, 25-31 Korrik/ Çfarë kanë parashikuar yjet përsa i përket punës

Dashi

Ka çështje që mund të bëjnë të humbni besimin tek njerëzit përreth jush , prandaj do të duhet të siguroheni që të mos humbin as edhe një minutë duke diskutuar, por duhet të ndërhyni menjëherë!

Demi

Ka shumë çështje për tu adresuar në fillim të javës, kështu që do të ishte mirë të shtyni disa prej tyre dhe të përpiqeni të merrni vendime praktike sesa të përshtatshme. Mos i kushtoni vëmendje asaj që ju thonë ekspertët e mëdhenj, ju duhet të njihni klientët tuaj , shefin tuaj dhe kolegët tuaj, në mënyrë që të bëni gjithçka më harmonike, të qëndrueshme dhe të organizuar!

Binjakët

Edhe nëse nuk ju pëlqen të shkoni në punë me një buzëqeshje në fytytrë, përsëri mund të përpiqeni të shkëlqeni ditët tuaja, duke hequr ca teka të vogla që do ta bëjnë gjithçka më të këndshme.

Gaforrja

Nga e enjtja e tutje do të keni një fluks të madh në punë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të pushoni gjatë fundjavës, përkundrazi, do të jetë e domosdoshme që ju të relaksoheni, përpara hapit të madh drejt suksesit!

Luani

Ju do të duhet të kujdeseni për aspektet sociale dhe thjesht ekonomike të punës suaj gjatë javës, pasi lënia jashtë e njërit prej të dyve mund të nënkuptojë shkatërrimin e projekteve tuaja.

Virgjëresha

Merrni gjithë kohën që ju nevojitet këtë të hënë për të menduar se çfarë të bëni dhe për t’u organizuar sa më mirë, pasi ditët e tjera nuk do të keni kohë as për një kafe! Ju do të duhet të merrni parasysh çdo aspekt të punës suaj.

Peshorja

Do të ishte më mirë të kishit bërë pak sakrifica dhe përpjekje në të kaluarën, në mënyrë që të mos punoni më shumë në këtë kohë. Për shkak të këtij gabimi në të kaluarën, tani nuk do të keni kohën që dëshironit për të pushuar.

Akrepi

Ka momente në të cilat duhet të zgjidhni se si do të shkojë dita juaj, ose nëse do të merrni një vendim ose tjetrin dhe puna juaj do të varet nga kjo.Sigurisht që mund ta arrini qëllimin tuaj, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punoni shumë dhe se nuk duhet të respektoni disa kufij!

Shigjetari

Në këtë periudhë ju jeni në gjendje të vendosni se cili është qëllimi juaj për javën e ardhshme, prandaj përpiquni të planifikoni gjithçka, në detaje. Kjo sigurisht nuk do të thotë që ju nuk keni nevojë, ose nuk mund të bëni diçka jashtë planeve tuaja nëse mendoni se është më e mira për ju.

Bricjapi

Ju duhet të bëni diçka më shumë gjatë kësaj periudhe, për veten tuaj dhe për njerëzit që janë afër jush, por mbi të gjitha duhet të përpiqeni të mbyllni marrëveshjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Mundohuni të mos planifikoni shumë për të ardhmen, por përkundrazi duhet të përpiqeni të merrni disa masa paraprake, por pa u dëshpëruar shumë . E tashmja është shumë më e rëndësishme.

Ujori

Në këtë periudhë fati është në anën tuaj dhe nuk mund të ankoheni për këtë. Mbi të gjitha, gjithçka që keni bërë në këto ditë të fundit do të jetë e dobishme për të ardhmen dhe për punën tuaj.

Peshqit

Kjo javë do t’iu gjejë dembel. Nuk do të doni të qëndroni asnjë minuatë jashtë orarit të punës tuaj. Ju presin sumë çështje të lëna pezull që kërkojnë zgjidhje patjetër./ CNA.al

Author: admin