Ndaluan të furnizojnë makinën me karburant, disa persona marrin xhiron ditore dhe ia mbathin

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Disa persona kanë grabitur një pikë karburanti mesditën e sotme në Shijak.

Policia njofton se ata kanë ndaluar të furnizojnë makinën me karburant dhe më pas i kanë marrë xhiron ditore punonjësit 25-vjeçar me iniciale E.G. duke u larguar me shpejtësi.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të gjetur provat e nevojshme për identifikimin e autorëve.

“Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marrë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia

Author: admin