Humbën në Llogara, gjenden pas 14 orësh dy turistet e huaja

Pas 14 orësh janë gjetur dy turiste të huaja të cilat humbën rrugën dhe u bllokuan në zonën malore të Llogarasë.

Mësohet se ato ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë lëndim.

“Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetase francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”, njofton Policia.

Author: admin