Gjendje ALARMANTE në Deçan, 1.500 qytetarë të helmuar, 51 fëmijë, 2 viktima! IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar

Numri i të helmuarëve në Deçan ka arritur në 1500 ku 51 prej tyre janë fëmijë. Fatkeqësisht ditën e djeshme dy persona kanë humbur jetën nga helmimi i cili vazhdon prej tre ditësh në Deçan të Kosovës. Mirëpo, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se dy viktimat nuk kanë lidhje me helmimin.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, tha ai.

Sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka thënë se analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve të Deçanit, kanë dalë negative.

Sipas IKSHPS-së, bazuar në rezultatet e fundit uji nuk është factor kontaminues që ka ndikuar në helmimin e banorëve të Deçanit.

Infektologu në Spitalin e Pejës, Halil Komoni thotë se nuk ka vend për panic me situatën e helmimeve në Deçan.

“Gjërat fillestare flasin për një fatkeqësie elementare natyrore. Bëhet fjalë për një epidemi hidrike, sipas të gjitha gjasave, mirëpo nuk ka hapësirë për panik, por ka hapësirë për ndihmë dhe solidaritet”, tha Komoni.

Kujtojmë se analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra të Komunës së Deçanit kanë rezultuar dy herë negative dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit.

Author: admin